Debati/ Intervista e Metës nuk shkon e qetë te “Zëri i Amerikës”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta pati një debat në studion e “Zërit të Amerikës” me gazetarin Arben Xhixho sa i përket opinionit të Komisionit të Venecias për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Gazetari i kujtoi Metës se “Venecia” ishte shprehur se Presidenti kishte tejkaluar kompetencat me anulimin e zgjedhjeve lokale. Por ky konstatim i gazetarit është kundërshtuar nga Meta.

Debati

Gazetari: Komisioni e Venecias e thotë hapur se ju i tejkaluat kompetencat tuaja.

Meta: Jo nuk është kështu…

Gazetari: E thotë.

Meta: Absolutisht.

Gazetari: Po, po

Meta: E keni gabim. Më fal. Kjo ka qenë në raportin paraprak.

Gazetari: Në raportin përfundimtar.

Meta: Nuk është e vërtetë

Gazetari: E thotë

Meta: Është e pavërtetë. Më vjen keq tani.

Gazetari: Unë iu referova përpara se të vija në studio.

Meta: E para nuk ekziston fjala tejkalim në Kushtetutën e Shqipërisë.

Gazetari: Por thotë se veprimi nuk është aq serioz sa për të çuar në shkarkim.

Meta: Kjo është te parapraku që u ndryshua.

Gazetari: Jo, te përfundimtari, doni t’ua lexoj?

Meta: Mund të lexoni variantin tuaj, nuk ka asnjë problem.

Gazetari: Është varianti i “Venecias”.

Meta: Unë e sqaroj më mbrapa sepse nuk e kam me vete.

(Gazetari lexon opinionin e Komisionit të Venecias)

Gazetari: …Pra ata e thonë që nuk është aq serioze sa për t’u shkarkuar.

Meta: Ka një ndryshim të madh midis paraprakut dhe përfundimtarit.

Gazetari: Ky është përfundimtari, pika 81.

Meta: Komisioni i Vencias ka thënë këtë gjë: edhe nëse pretendimet e Kuvendit janë të tilla, përsëri kjo është një çështje jo-serioze për të ndërmarrë një hap të tillë ndaj Presidentit. Fjala tejkalim kompetencash në raportin përfundimtar nuk ekziston.

Të fundit

Rutte: Oferta e Trump është një përparim në bisedimet e paqes

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se oferta e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për garanci sigurie...

Pronat e krimit me qira, fitimet për shtetin mbi 100 milionë lekë

Ky apartament luksoz në një zonë rezidenciale në Tiranë jepet me qira vetëm për 55 mijë lekë. Edhe ky apartament në Vlorë. Thirrjet për dhënien...

Detaje nga vdekja e 59-vjeçarit në Bilisht: Nuk bëri asnjë ndërhyrje

Zbardhen të tjera detaje nga vdekja e 59-vjeçarit pasi doli nga një klinikë dentare në Bilisht. Burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se 59-vjeçari nuk...

Trump dhe udhëheqësit europianë pozojnë për “foton familjare”

Para se të uleshin në tryezën ku vazhdojnë bisedimet, udhëheqësit evropiane së bashku me peresidentin amerikan kanë pozuar për “foton familjare”. Në foto shihet Trump...

VV për aktgjykimin e Kushtetueses: Vendim arbitrar!

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit. Në një postim në rrjetet...

Lajme të tjera

Web TV