Trump shpërndan në Twitter intervistën e Thaçit, i referohet një gazete shqiptare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump e ka shpërndarë në “Twitter-in” e tij linkun e një interviste të Hashim Thaçit, i cili flet për angazhimin e ambsadorit Grenell në dialogun Kosovë-Serbi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë të dhënë për A Show të T7 ka komentuar punën që po bënë rreth dialogut, emisari i Trump, Richard Grenell.

Thaçi në këtë intervistë përballë Adi Krastës ka thënë se punën që e ka bërë Grenell për pak muaj, të tjerët nuk kanë mundur ta bëjnë për 20 vjet.

Kjo pjesë e intervistës së Thaçit e publikuar në Express është shpërndarë në Twitter, linkun e së cilës ka zgjedhur ta shpërndajë edhe vetë Trump.

Të njëjtën e ka shpërndarë edhe presidenti i SHBA’së, Donald Trump. Ndërkohë Richard Grenell e ka shpërndarë edhe në profilin e tij në Instagram, duke e quajtur një suprizë të këndshme.

Dialogu Kosovë-Serbi pritet të rifillojë pasi Qeveria e Kosovës të largojë taksën e vendosur para një viti nga Qeveria e Ramush Haradinajt. Grenell është duke kërkuar heqjen e taksës dhe rifillimin e dialogut për arritjen e marrëveshjes finale ndërmjet dy shteteve.

Trump vitin e kaluar kishte kërkuar marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kishte thënë se marrëveshja duhet t’i kënaq të dy palët dhe se Serbia duhet të njohë Kosovën.

Të fundit

Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e vajzës dhe fqinjit në Itali

Taulant Malaj, 47-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare, Jessica Malaj, dhe fqinjin Massimo De...

Ylli Pata: Harresa e qëllimshme e 11 majit, çfarë ndodhi realisht në zgjedhje?

Po hyjmë në muajin e dytë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, e në debatin publik duket se kemi një jetë. Me një tendencë të...

Trump: Ndërpresim menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po ndërpret menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë, ndërsa vendi synon të fillojë zbatimin e një politike...

Samiti i BE: Mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit

Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën dje në Bruksel për të biseduar për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, mënyrat...

Gjykata Supreme e SHBA-së mban anën e prindërve kundër librave me temë LGBT

Gjykata Supreme e SHBA-së ka vendosur në favor të një grupi prindërish në shtetin e Merilendit, të cilët kërkuan që fëmijëve të tyre t’u...

Lajme të tjera

Web TV