Britanikja me grip trondit Kosovën, mjekët:S`ka koronavirus

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Orëve të mbrëmjes së djeshme Kosova ka përjetuar një dramë të vërtet për shkak se një paciente është shtruar me simptoma virusi të panjohur nga ana e mjekëve. Menjëherë është përhapur lajmi i frikës se pacientja mund të ishte e infektuar me koronavirus e për pasojë gjithë vëmendja e ekspertëve të mjekësisë së Kosovës është përqendruar tek Qendra Universitare.

Mirëpo afër mesnatës kanë qenë zyrtarët e kësaj qendre që kanë bërë me dije se në fakt britanikja nuk ishte mbartëse e virusit që vinte nga Kina. Referuar të dhënave të medieve vendase saktësohet se Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka treguar se pacientja e shtruar në Klinikën Infektive, me dyshimet se mund të ishte e prekur nga koronavirusi, nuk është prekur nga sëmundja që ka origjinën nga Kina. Sipas mjekëve, të sëmurës iu kanë bërë analizat menjëherë, dhe rezultati ka dalë negativ. Lajmin e ka bërë të ditur mjeku Naser Ramadani, nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKShPK). Edhe Lendita Berisha, drejtoreshë e Klinikes Infektive ka folur për ‘Express’ duke mohuar virusin në trupin e pacientes që kishin në ekzaminim.

Sipas mjekëve të QKUK-së, pacientja është shtetase e huaj, e cila punon në Kosovë. Mjekët kanë bërë të ditur se pacientja, pasi i është shfaqur një kollë, ka shkuar në spital për t’u kontrolluar. Ajo kishte qëndruar në një qendër për ski jashtë Kosovës, ku ka mësuar se disa persona ishin dyshuar se janë prekur nga koronavirusi. “Bëhet fjalë për një shtetase të huaj në Kosovë, që ka qëndruar në një qendër skijimi me pesë të dyshuar të tjerë që dyshohet se janë infektuar me koronavirus”, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Ndërkohë nuk dihet se çfarë masash janë marrë për këta persona me të cilët ka kontaktuar britanikja që është e shtruar në Klinikën Infektive. Megjithatë tashmë mësohet se situata është më e qetë. n.k/Fjala.al/

Lexo edhe :  Dëmet nga zjarri, Rama: Kush humbi shtëpinë do t’ia rindërtojmë falas

 

 

Të fundit

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Lajme të tjera

Web TV