T-90M/ Tanku super i rusëve, ushtria së shpejti me armatimin e ri

Një supertank i prodhuar nga inxhinierët rusë do të hyjë së shpejti në përdorimin e forcave të armatosura të Rusisë.

Tanku rus i kategorisë së fundit, T-90M, raportohet se ka përfunduar testimet teksa grupi eksperimental i integruar në ushtri prej vitit të shkuar ka realizuar objektivat.

Modeli i ri ka përmirësime të konsiderueshme nga T-90MS, dhe është inferior vetëm ndaj atij T-14.

Përmirësimi më i dukshëm është topi kryesor 2A82-1M dhe sistemi i kontrollit të zjarrit “Kalina”, që lejojnë dislokimin e një seri municionesh të specializuara me fuqi zjarri më të madhe.

Të tjera përmirësime janë sistemi i mbrojtjes aktive “Afghanit” dhe mburoja reaktive “Relikt”.

Kjo platformë raportohet gjithashtu se është më pak e kushtueshme se T-14.