Aeroporti i Kukësit, shpallet fituesi për shërbimet inxhinierike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Katër operatore kanë marrë pjesë në garën për kontratën “Shërbime inxhinierike të pavarura për zbatimin e kontratës koncesionare/PPP për rehabilitimin, operimin dhe transferimin e Aeroportit të Kukësit”. Fondi limit për këtë procedurë ishte 175 milionë lekë por sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, kompania e shpallur tashmë fituese Shoqëria “Instituti i Konsulencës në Ndërtim IKN” është shpallur fituese me vlerën 941 milionë lekë.

Referuar të dhënave të bëra publike nga Ministria në garë ishin pjesëmarrës bashkimi i operatorëve ekonomikë “Gjeokonsult & CO” sh.p.k., me “A.SH.Engineering” sh.p.k. me dhe “Archispace” sh.p.k.  Kompania e dytë ishte bashkimi i operatorëve ekonomikë “IMES-D” sh.p.k. me dhe “Geosat Group” sh.p.k. E treta ishte bashkimi i operatorëve ekonomikë “Infra – Plan” sh.p.k. dhe “Tümaş Türk Mühendislik Müşavirlik ve Müteahitlik Anonim Şirketi”  dhe e katërta kompania tashmë fituese “Instituti i Konsulencës në Ndërtim IKN” sh.p.k.

Në një sqarim lidhur me ecurinë e procesit të vlerësimit të ofertave nga ana e Ministrisë specifikohet se kompanitë që janë s’kualifikuar kanë pasur probleme lidhur me specifikimin e përgjegjësive, nuk plotësojnë disa kritere specifike apo nuk kanë të punësuar staf me kërkesat profeisonale që kërkon kontrata. I njëjti vlerësim është bërë hap pas hapi për të katërt bashkimet e operatorëve ndërkohë që lidhur me fituesin njoftohet se ka pesë ditë kohë për t’u paraqitur për lidhjen e kontratës.

Referuar specifikimeve teknike të bëra në dokumentet e dorëzuara në APP nënvizohet se aeroporti i Kukësit që tashmë është dhënë me koncesion është akoma i papërfunduar për të arritur standardet e kërkuara nga Rregullorja e Ministrit të Transportit Nr.130 datë 09.11.2012 “Për certifikimin dhe regjistrimin e Aerodromeve”, dhe ka nevoje për investime shtesë.

Në mars të vitit 2019 Këshilli i Ministrave miratoi kontratën koncesionare për Aeroportin e Kukësit. Procedura e tenderimit u krye në dhjetor të vitit 2018 dhe fitues doli bashkimi i përkohshëm i kompanive Global Technical Mechanics sh.p.k. dhe Bami sh.p.k. Kohëzgjatja e koncesionit është 35 vite kurse kohëzgjatja e punimeve dhe afati i vënies në punë është 24 muaj. Vlera e rehabilitimit është rreth 8 milionë euro.

Të fundit

250 mln euro për bujqësinë u përdorën për të blerë vota!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj Kryeministrit Edi Rama dhe disa ministrave të...

“Je ku**ë, majmune”/ Vajzat kapen prej flokësh për një vend parkimi (VIDEO)

Një sherr i ashpër mes vajzazh ndodhi në New York City, për një vend parkimi. Ne sherr u përfshinë një 45-vjeçare Andrea Dumitru nga Rumania,...

Autofatura” bëhet e detyrueshme për blerjet nga fermerët vendas

Administrata Tatimore njoftoi më datë 7 korrik tatimpaguesit që ushtrojnë aktivitet në tregtimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale, me shumicë dhe pakicë, se më...

E rrallë/ Zbuloi se ishte shtatzënë vetëm 17 orë para lindjes

Një grua 20-vjeçare, Charlotte Summers, ndau përvojën e saj të papritur të lindjes vetëm 17 orë pasi zbuloi se ishte shtatzënë për shkak të...

Donin të digjnin mbeturinat, flakët u përhapën në pyje. Procedohen tre qytetarë në Fier

Tre persona janë proceduar penalisht nga policia në qarkun e Fierit, pasi dyshohen se kanë nisur zjarret që prej disa ditësh kanë pushtuar zonën. Bëhet...

Lajme të tjera

Web TV