E frikshme/ Stuhia ‘Kiara’ godet avionin gjatë uljes dhe tërheq fëmijët zvarrë në mes të rrugës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Stuhia ‘Kiara’ e cila ka goditur këto ditë Britaninë e Madhe, Gjermaninë dhe një pjesë të Evropës Veriore, solli një kolaps të madh në fluturimet ajrore, transportin rrugor dhe atë hekurudhor. Portet u mbyllën, ndërsa autoritetet iu kërkuan njerëzve që të qëndrojnë në shtëpi.

Stuhia u shoqërua me një erë të fortë me një shpejtësi prej 150 kilometrash në orë duke goditur shtëpitë, avionët, madje duke tërhequr zvarrë edhe fëmijët në rrugë.

Në videot e postuara në rrjetet sociale, duket se si stuhia godet avionin gati duke e rrëzuar, ndërsa piloti kryen uljen në mënyrë të suksesshme.

Në një video tjetër, shihen disa fëmijët të cilët era i tërheq zvarrë në rrugët e Anglisë.

10 kompanitë hekurudhore në Britani iu kanë bërë thirrje pasagjerëve të mos përdorin transportin hekurudhor, ndërsa 20 kompani të tjera kanë deklaruar se trenat do të vonohen.Era ka dëmtuar kabllot kabllot elektrike, ndërsa disa fluturime nga aeroportet e Londrës janë anuluar. Gjithashtu edhe pjesa veriore e Francës ka mbetur pa energji dhe autoritetet e vendit kanë paralajmëruar qytetarët dhe turistët të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre.

Stuhia pritet të godasë edhe Norvegjinë jugore dhe pjesët perëndimore të Suedisë, ndërsa dje u anuluan shumë evente sportive, si garat me kuaj, regbitë, por edhe ndeshja e Premier League midis Manchester City dhe Westhamit, si dhe shumë ndeshje në vende të tjera si në Holandë, Belgjikë dhe Gjermani./Fjala.al/

Të fundit

Avni Ponari, ‘arkitekti’ reformator i basketbollit shqiptar

Avni Ponari është një nga figurat më emblematike të sportit shqiptar, një burrë vizionar që ka shkruar me pasion...

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Gati paketa me masat goditëse për fajtorët

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga prishja e një godine pa leje në Kepin e Rodonit. Rama shkruan se aksioni për prishjen e objekteve pa...

Braçe denoncon përndjekësin e mjekes: Dritare më dritare dhe me kamera të paligjshme

Deputeti Erion Braçe ka vijuar serinë e denoncimeve publike me video-postime në rrjetin social të fenomeneve të ndryshme të paligjshme në zona të ndryshme të Tiranës,...

Gusht 1814, kur Uashingtoni u dogj dhe Shtëpia e Bardhë u shkatërrua nga britanikët

Ngjarja ndodhi gjatë Luftës së vitit 1812, një konflikt mes Shteteve të Bashkuara dhe Perandorisë Britanike. Lufta kishte shpërthyer për disa arsye: -Imponimi i detyrueshëm...

Vrau gruan, avokati i shqiptarit: U zemërua nga sjellja e saj provokuese

Avokati mbrojtës i Pandeli Nakolecit, 40-vjeçarit shqiptar i cili vrau gruan e tij 36-vjeçare pas një konflikti të rëndë mes tyre, ka folur për...

Lajme të tjera

Web TV