Lojtari i Manchester City-t tradhtoi gruan dhe la shtatzënë modelen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Futbollisti i Manchester City-t, Kyle Walker ka tradhtuar gruan dhe ka lënë shtatzënë modelen e njohur britanike, Lauryn Goodman.

Deri më tani emri i babait të fëmijës që pret modelja nuk ishte bërë publik, mirëpo së fundmi ajo ka vendosur të tregojë publikisht emrin e tij.

Britaniku duket se është frekuentuar me 29-vjeçaren verën e shkuar, kohë kur ai ishte ende i martuar me Annie Kilner raporton “The Sun”.

“Dua ta bëj njëherë e mirë të qartë, sepse po mbytem me mesazhe që më pyesin se kush është babai. Jam stresuar shumë gjatë tremujorit të tretë të shtatzënisë sime dhe kanë nisur spekulime, të cilave unë dua t’u jap fund. Kyle Walker dhe unë po presim një fëmijë në prill, i cili është ngjizur gjatë periudhës kur ne ishim të ndarë nga ish-partnerët tanë. Kjo do jetë hera e parë dhe e fundit që unë do të komentoj në lidhje me këtë çështje”,-tha Goodman.

Megjithatë verën e shkuar Walker jetonte ende me gruan e tij, Annie Kilner, ndonëse në një marrëdhënie jo shumë të mirë.

Kriza midis tyre filloi pasi modelja Laura Braun zbuloi se ajo kishte qenë në shtrat me mbrojtësin e djathtë të “Tre Luanëve”.

Ndërsa prillin e vitit të kaluar Laura i dërgoi një mesazh gruas së futbollistit për t’i thënë se ajo dhe ai kishin fjetur së bashku disa herë pasi ishin takuar në një klub nate në Mançester në shtatorin e 2018-ës./Fjala.al/

Të fundit

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Shqipëria do të përjetojë një tjetër ditë tipike vere më 3 gusht 2025, me qiell të kthjellët gjatë gjithë...

Horoskopi ditor, 3 Gusht 2025

Dashi Klima ne jetën tuaj ne çift pritet te jete mjaft premtuese sot. Do ndiheni mire pranë partnerit tuaj dhe do shkëmbeni me te çdo...

Beteja e Bathinus dhe mposhtja e dalmatëve nga Tiberi

Viti 8 pas Krishtit Në vitin 8 pas Krishtit, gjatë fushatave romake për nënshtrimin e popujve ilirë në Ballkan, gjenerali romak Tiberi (i biri i...

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale deri te politikat për dizajnin...

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën...

Lajme të tjera

Web TV