SHBA, Forcat Ajrore/ Dhjetëra avionë lufte dalin nga shërbimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Forcat ajrore të SHBA po planifikojnë reduktime madhore të inventarit të tyre të avionëve gjuajtës e bombardues, shumica e të cilëve datojnë prej kohës së Luftës së Ftohtë.

Plani i ri parashikon largimin nga shërbimi të avionëve F-15 Eagles dhe dhjetëra F-16, si dhe bombarduesin e rëndë B-1 për të kursyer fonde investimesh në avionë të gjeneratës së re.

Megjithëse buxheti ushtarak amerikan është rritur ndjeshëm vitet e fundit ai mbetet i kufizuar për modernizimin e inventarit me shpejtësinë e kërkuar.

Raportimet thonë se SHBA do të nxjerrë jashtë shërbimi 250 avionët e saj F-15C/D çka do të reduktonte flotën e gjuajtësve superiorë me 57%.

Ndërkohë Kongresi amerikan ka refuzuar largimin nga shërbimi të dronëve të zbulimit pa pilot MQ-9 Reaper, mjeteve anti-radar U-2 dhe gjuajtësit A-10 Warthog.

Bombarduesi B-1B do të zëvendësohet nga versioni anti-radar B-21 ndërsa gjuajtësit F-15 e F-16 do të zëvendësohen nga F-15X dhe F-35A. Gjithashtu prototipi avangardë F-X do të zëvendësojë flotën e F-15C.

F-15C e F-22 janë avionët më të rëndë e më të kushtueshëm për të operuar, në krahasim me të preferuarit F-15X e F-X. Zhvillimet vijnë pas daljes së avionëve ë sofistikuar nga forcat rivale të SHBA si rusët Su-35 e kinezi J-10. F-16 ka qenë në shërbim prej 40 vitesh ndërsa F-15 në 2021 bën 45 vjet .

Të fundit

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 25 qershor 2025, dollari amerikan blihet me 83.9 lekë dhe shitet me 85.2 lekë. Euro blihet me 97.6...

1944: Beteja e Tali-Ihantala – Kur Veriu u mbulua nga zjarri

Në verën e vitit 1944, ndërsa Lufta e Dytë Botërore po hynte në fazën e saj vendimtare, një nga betejat më të egra të...

Pasiguria globale në rritje, Britania do të blejë avionë F-35

Britania do të blejë të paktën 12 avionë luftarakë F-35. Kjo lëvizje pritet të krijojë shqetësim te Rusia dhe Kina. Por ky vendim i qeverisë...

Dita e dytë e samitit të NATO-s në Hagë, mblidhet Këshilli i aleancës!

Sot është dita e dytë e samitit të NATO-s që po mbahet në Hagë të Holandës, ku marrin pjesë liderët dhe krerët e 32 shteteve...

Minimatura/ 28 mijë nxënës testohen sot në Matematikë

Rreth 28 mijë minimaturantë do t’i nënshtrohen këtë të mërkurë provimit të dytë të detyrueshëm, atij të lëndës së Matemtikës. Provimi do të nis në orën 10:00...

Lajme të tjera

Web TV