U tha se u dëmtua, ja e vërteta e mungesës së Kërçikut te Partizani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë merkatos së janarit skuadra e Partizanit afroi në radhët e saj mbrojtësin e kundërshtarëve të tyre, Dorian Kërçikun, i cili erdhi me shumë bujë te të kuqtë, pasi ishte gati në finalizimin e kontratës me ekipin e Bylisit dhe në moment të fundit u zyrtarizua te kampionat e Shqipërisë.

Ndaj Kërçikut pati në sërë sulmesh, pasi presidenti i Bylisit Besnik Kapllanaj e quajti këtë veprim si një tradhti. Megjithatë një muaj pas kësaj lëvizje ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve është mungesa e mbrojtësit te ndeshjet e zhvilluar së fundmi nga ekipi i Partizanit.

Për këtë mungesë u aludua se qëndronte mbrapa një lëndim i Kërçikut, por duket se ai është  federuar me ekipin B të Partizanit, duke i lënë kështu më shumë hapësirë klubit për afrime të të huajve. Debutimi me Partizanin B për mbrojtësin u bë në fundjavën që lamë pas, me Kërçikun që duket se do jetë në fushë këtë mesjavë për të luajtur ndeshjen për Kupën e Shqipërisë.

Këtë javë “Demat” kanë dy ndeshje të rëndësishme, të mërkurën do të përballen me ekipin e Besëlidhjes në “Elbasan Arena”, ku duhet të përmbysin 3 gola. Ndërsa, në fundjavë të kuqtë do udhëtojnë për në Kurbin k do të kenë përballë skuadrën e Laçit që është po ashtu një takim shumë i vështirë, në kuadër të Kategorisë Superiore./Fjala.al/

Të fundit

Vrasja e 50 vjeçarit në Durrës, arrestohet njëri nga djemtë e tij

Arrestohet djali i madh i familjes Meta për vrasjen e kryefamiljarit në Durrës. Gazetari Leonidha Musaj raportoi më herët...

Ekspertët thonë se po krijohet në heshtje një trend i ri për bukurinë

Mbase nuk e keni vënë re, por në botën e bukurisë ka aktualisht një lëvizje, sipas së cilës, minimalizmi konsiderohet shumë. Për të qenë...

“Nuk e ka ekzekutuar vajza”/ Karamuço nxjerr detaje nga vrasja e 50-vjeçarit në Durrës!

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se vrasja e 50-vjeçarit Pëllumb Meta nuk mund të jetë kryer nga vajza e tij 19-vjeçare Hygerta Meta. Në...

Parlamenti gjerman miraton projektligjin për legalizimin e kanabisit

Ligjvënësit gjermanë kanë miratuar legalizimin e kanabisit në vend. 407 deputetë votuan në favor të legjislacionit të paraqitur nga koalicioni qeverisës, i përbërë nga...

Shi dhe erë e fuqishme, çfarë na pret nga nesër

Moti gjatë fundjavës që na pret, do të dominohet nga reshje të përqendruara më shumë në disa qarqe të vendit. Edhe pse nuk parashikohen...

Lajme të tjera

Web TV