Video/Teknologjia në Kinë bën të mundur takimin e nënës me vajzën e vdekur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teknologjia në Kinë po evoluuon me shpejtësi marramendëse. Dokumentari i Koresë së Jugut “I Met You” ka treguar se si teknologjia VR po i ‘rikthen’ në jetë të vdekurit. Këtë javë rrjeti televiziv dhe radio me qendër në Korenë e Jugut “Munhëa Broadcasting Corporation” publikoi një klip nga dokumentari i tyre special I “I Met You” duke treguar sesi kompania përdori VR dhe teknologji kthyese haptike për ribashkimin e Jang Ji-sung me vajzën e saj 7-vjeçare, Nayeon, e cila ndërroi jetë si rezultat i një sëmundje të rrallë të pashërueshme në vitin 2016.

Edhe pse një ribashkim virtual, është e qartë se ndodhi një ndikim të maadh emocional tek nëna e pikëlluar e katër fëmijëve.

Klipi prej 10 minutash tregon Jang Ji-sung në qendër të një studio të madhe me ekran të gjelbër të veshur me kufje HTC Vive Pro dhe më një palë doreza haptike të pajisura me Vive Trackers.

Nëna po qëndron ballë për ballë me një rrobot 3D të ndërtuar me kujdes nga Nayeon.

Ndërsa modeli dixhital shfaqet rreth e rrotull, Jang menjëherë shpërthen në lot ndërsa arrin të përqafojë fëmijën e saj të vdekur.

Skena e krijuar e bëri momentin edhe më shumë ndikues falë lëvizjeve realiste të Nayeon virtuale.

Sipas “Aju Business Daily”, ekipi i prodhimit u mundua për 8 muaj për të sjellë imazhin dhe zërin e Nayeon në jetë në VR.

Ata madje kanë përdorur përpjekjet e një modeli fëmijësh për të kapur lëvizje dhe gjeste më realiste përmes lëvizjes.

Kur u pyet se pse ajo pranoi të shfaqej në kamera gjatë një takimi kaq emocional, Jang Ji-sung deklaroi se ajo e bëri këtë me shpresën për të ngushëlluar dikë që ka humbur një fëmijë si ajo, ose që ka humbur një vëlla ose një prind.

Lexo edhe :  Urrejtja ndaj vetes s’ka të bëjë me depresionin

Megjithëse teknologjia e përdorur në këtë projekt është ende në fillimet e saj relative, është mjaft e qartë se sa e fuqishme mund të jetë VR kur përdoret nga ekipi i duhur për kauzën e duhur.

Duke shfrytëzuar fuqinë e pajisjeve të ndryshme, MBC bëri realitet ëndrrat e një nëne të pikëlluar.

Të fundit

Karamuço: Shkodra, Tirana dhe Lezha, epiqendrat e krimit zgjedhor

Profesori i Kriminalistikës Ervin Karamuço shprehet se lidhja e krimit me politikën për të ndikuar në vullnetin e votuesve...

Nga Milano në Londër, destinacionet ku udhëtojnë më shumë shqiptarët

Në Itali jetojnë të paktën 500 mijë shtetas shqiptarë, që janë një potencial i lartë për tregun ajror, së bashku me familjarët e tyre, bazuar në...

Luiza Gega tërhiqet nga garat: Vendimin e mora…

Sportisja e njohur Luiza Gega këtë të shtunë ka hapur dyert e shtëpisë dhe ka bërë një rrëfim të rrallë për moderatoren Çenkuela Hasa....

Çfarë po i shtyn bluzat e bardha të ikin jashtë!

Emigrimi i mjekëve ka hyrë në një spirale të rrezikshme, ku vendet e zhvilluara lehtësojnë kushtet e transferimit, ndërkohë që Shqipëria nuk po mundet...

Më 2 mars hapet panairi i punës në Athinë/ Rama: Një derë e re komunikimi me diasporën

Më 2 mars do të hapet në Athinë panairi i punës, që synon të ofrojë mundësi për kthimin e të rinjve dhe profesionistëve në...

Lajme të tjera

Web TV