100-vjetori i Tiranës, Rama: Është Amerika jonë e vogël

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në 100 vjetorin e Tiranës si kryeqytet kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij u shpreh se puna për Tiranën do të vazhdojë me projekte befasuese.

Pasi ke qenë në Tiranë s’ka kontinent që ta mbush syrin. Këta që vijnë nga BE janë të lodhur me shumë rregull dhe disiplinë apo me monotoninë. Ata që vijnë nga Amerika ndihen të lumtur si Papa që shkon në Argjentinë.

Tirana është një qytet që 100 vjet më parë ishte shumë i vogël. Tirana pas 100 vjetësh, pyetje e vështirë për përgjigje, por asnjëherë politika nuk do ta pengojë Tiranën të jetë befasuese. Nuk dua ta ekzagjeroj edhe pse lali Eri i ka qef ekzagjerimet”,  tha Rama.

Më tej kryeministri u shpreh se Tirana prodhon me shumicë energji autoshkatërruese.

Është Amerika jonë e vogël, të gjithëve iu është dhënë mundësia të vijnë në Tiranë, është vendi ku të gjithë njerëzit kanë një ëndërr qoftë të vogël apo të madhe. Mendoj që nuk jemi keq, ka edhe më mirë, por padiskutim do jemi shumë më mirë. Tirana aq sa mund ta udhëheqësh aq të udhëheq”, tha Rama.

Në këtë kuadër Rama tregoi dhe një bisedë me ish-shefen e diplomacisë europiane se si për vendin e ambasadorit të BE në Tiranë aplikuan 40 kandidatë dhe theksoi se është një qytet ku gjithmonë duan të kthehen.

Nuk e mbaj mend saktësisht vitin por mbaj mend që ishte i hapur vendi i punës për ambasadorin e BE-së dhe rastësisht kam takuar shefen e atëhershme të diplomacisë europiane që më tha ‘çfarë ndodh me Shqipërinë’?

S’e kuptova pyetjen, tha ‘kemi disa vende për ambasadorë dhe kemi hapur aplikimet.

Për vendet e BE-së ka një mesatare të zakonshme 9-10 aplikime, për vendin në Tiranë janë 41 aplikantë. Çfarë është ai vend, pse duan të vijnë në Tiranë’? ‘Përveç kësaj’ tha, ‘ka ambasadorë aktualë që janë ambasadorë ose që janë në pozicione të mëdha në ambasada nëpër botë që kanë qenë në Tiranë dhe duan të kthehen në Tiranë’.

I thashë kush janë, më tha ‘nuk mund ta them dot’. Mora vesh që njëri ishte sekretar i parë në një nga ambasadat më të mëdha të botës. I çova e-mail dhe e pyeta a është e vërtetë që ke aplikuar të kthehesh në Tiranë? Dhe më shkroi, ‘po e vërtetë është, po ke qenë në Tiranë s’ka kontinent që ta mbush syrin’.

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV