Haklaj dhe Hajdari, çfarë u tha në takimin e fshehtë mes tyre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E ka thelluar hetimin e tij emisioni investigativ “Top Story” rreth dosjes “Hajdari”, kjo jo vetëm përmes dokumenteve por edhe dëshmive të gjalla. Por si vazhdon rrjedha e ngjarjeve…

Lufta që kishte nisur mes dy fiseve të njohura në Tropojë kishte ekspozuar në konflikt edhe deputetin demokrat Azem Hajdari. Haklajt dyshonin se ai ishte i implikuar në vrasjen e Shkëlqimit në Qafë Luzhë.

Në 5 Qershor të atij viti, Hajdari udhëton drejt Bajram Currit me Pjetër Arbnorin dhe Jozefina Topallin për të vizituar refugjatët nga Kosova. Ai ishte paralajmëruar nga Ministri i Brendshëm i kohës Perikli Teta se i rrezikohej jeta. Hajdari ishte përgjigjur se askush nuk e ndalte dot të shkonte në vendlindje. Mbrojtjen e tij nuk e mori përsipër as Shefi i Rendit, Jaho Mulosmani, një prej njerëzve më të afërt të Haklajve.

Informacionet rezultuan të sakta. Mjeti i Hajdarit sulmohet me breshëri kallashnikovi në lagjen Partizani. Ai shpëton pa lëndime por mbetet i plagosur gazetari i Radio Televizionit Shqiptar që e shoqëronte, Bardhyl Pollo. Asokohe Hajdari akuzoi për ngjarjen drejtpërdrejtë Haklajt dhe strukturat shtetërore.

Nuk kanë pas ndonjë motiv, ndonjë gjë pse ti bënin atentat Azemit”, – tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve.

Kjo ngjarje, si shumë të tjera në këtë histori nuk u zbardh nga drejtësia.

Autoriteti i padiskutueshëm i Fatmir Haklajt deri në instancat e larta shtetërore kishte shqetësuar së tepërmi Azem Hajdarin. Pasi i shpëtoi një atentati në Bajram Curri ai tashmë ndihej i rrezikuar. Më 2 Shtator të vitit 1998, ai bën një lëvizje për tu pajtuar me Haklajt.

Baba kishte shkuar në Tiranë për punë personale dhe disa persona i kishin treguar Azem Hjadarit që Muharremi është në Tiranë, dhe ai kishte dërguar persona i kërkoi takim”, – tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve.

Lexo edhe :  18-vjeçari humb kontrollin e mjetit! Vdes pasagjeri 19-vjeçar, plagosen dy të tjerë

Muharremi futet në selinë e PD-së, vizitë që tërhoqi vëmendjen. Takimi u zhvillua kokë më kokë. Plaku i Haklajve deklaroi pas disa vitesh se Azemi i ishte shfajësuar për vrasjen e Shkëlqimit në Qafë Luzhë.

Azemi është shfajësuar, që nuk kam lidhje në vrasjen e Shkëlqimit, por autori është këtu në zyrën e PD, duke ia dedikuar Sali Berishës. Azemi i ka dhënë babait kasetën e mitingut të vitit 1997”, – tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve.

Bëhet fjalë për të njëjtin material që Shkëlqimi kishte siguruar nga persona brenda Partisë Demokratike fill pas mitingut.

Për këtë takim, i njohur në publik ka qenë vetëm versioni i plakut të Haklajve. Vetë Azem Hajdari nuk ka dhënë detaje sa ishte gjallë.

Të fundit

Rritet në 1 milionë lekë granti i vetëpunësimit, aplikimet vetëm online

Këshilli i Ministrave ka miratuar disa ndryshime dhe shtesa të rëndësishme në programin e nxitjes së vetëpunësimit, me qëllim...

Zuckerberg në gjyq, investitorët kërkojnë 8 miliardë dollarë

Një padi kolektive prej 8 miliardë dollarësh e ngritur nga investitorë kundër drejtorit ekzekutiv të Meta, Mark Zuckerberg, dhe drejtuesve të tjerë të kompanisë,...

17 korrik 1945 – Konferenca e Potsdamit, mblidhen Truman, Çurçill e Stalini

Më 17 korrik 1945, në qytetin e Potsdamit pranë Berlinit, tre udhëheqësit e kombeve aleate – Winston Churchill (Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar), Harry...

Horoskopi ditor, 17 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Dita e sotme ju sheh më të fortë sesa ditët e fundit. Është e rëndësishme tani të kuptoni se cilin dëshironi në anën...

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të...

Lajme të tjera

Web TV