Rekordi historik/ 2.38 miliardë Euro qarkullojnë “cash” në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qarkullimi i parave të duart e shqiptarëve jashtë kanaleve zyrtareve ka arritur një rekord të ri historik në fund të vitit 2019-ë. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë në muajin dhjetor paraja jashtë korporatave depozituese shkoi në 2.38 miliard euro, duke pësuar një rritje me 6% krahasuar me një vit më parë, më shumë se dyfishin e rritjes ekonomike. Në vlera monetare paraja “cash” është shtuar me 132 milion euro krahasuar me dhjetorin e 2018-s, duke shënuar rritjen më të madhe në tre vitet e fundit. Treguesit flasin për një me 50% të qarkullimit të parasë jashtë bankave në ekonominë tonë që prej vitit 2012-të e deri më sot.

Një dekadë më parë ky agregat monetar ishte dy herë më pak sesa sot, afro 1.5 miliard dollarë, ndërsa prej vitit 2018 “cash-i” në ekonominë tonë për herë të parë ka kaluar nivelin e depozitave me afat në monedhën kombëtare dhe llogaritë rrjedhëse. Ekzekutivi ka marrë një sërë masash për të ulur qarkullimin e parasë jashtë bankave në ekonomi, duke detyruar hapjen e llogarive bankare edhe për bizneset e vogla. Sipas një studimi të bankës së Shqipërisë nga viti 2014-ë e deri më sot ekonomia është rritur mesatarisht me 0.7% më pak vetëm për shkak të qarkullimit të cash-it. Shqetësimin për vlerën e lartë të parasë jashtë sistemit bankar e ka ngritur shpesh edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Të fundit

Merz uron në shqip Ramën për fitoren më 11 maj: Pres me padurim takimin në Tiranë

Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka uruar kryeministrin Edi Rama për rizgjedhjen në krye të vendit. Në një postim në rrjete...

Berisha fitoi, ne humbëm

Nga Ermal Mulosmani Sali Berisha sot është Kryetari i vërtetë i opozitës. Ushtria e drobitur prej tri viteve luftë brenda vetes, është rimbledhur në repart,...

A do e mbajë premtimin e lënies së mandatit? Ja si përgjigjet Paloka

Deputeti Edi Paloka ndoqi të njëjtën linjë politike si kryetari Sali Berisha në hyrje të selisë blu mbrëmjen e djeshme, ku u përgjigj shkurt...

Ekonomia ruse më e dobët nga sa deklaron Moska

Pavarësisht stabilitetit sipërfaqësor dobësitë strukturore të ekonomisë në Rusi po thellohen, thuhet në një analize të Institutit të Stokholmit për Ekonomitë në Tranzicion (SITE)....

Kjo është sasia e kremit të diellit që i duhet fytyrës

Të gjithë e dimë që mbrojtja nga dielli është thelbësore, por shumë prej nesh nuk e dinë se sa krem mbrojtës nga dielli i...

Lajme të tjera

Web TV