Shifrat që tregojnë se sa të varfër jemi realisht

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqiptarët e dinë që janë të varfër, por kur bëhet krahasimi me Evropën, situata bëhet edhe me dramatike. Pretendimi se “shqiptarët largohen për një jetë më të mirë” duket se nuk qëndron aspak kur krahasohen rrogat me shtetet tjera në kontinent.

Sipas Eurostat, shqiptarët kanë pagën minimale më të ulët në Evropë, vetëm 213 euro në muaj. Rrogat tona nuk i afrohen as atyre të shteteve fqinje. Paga minimale e një malazezi është më shumë se 100 euro më e lartë se e një shqiptari dhe sa më në veri të ngjitesh aq më shumë thellohet diferenca.

Shifrat

-Paga minimale e një shqiptari është 213 euro, 10 herë më e vogël se ajo në Luksemburg, që arrin në 2.142 euro.

-Në krahasim me vitin e kaluar, rroga minimale në Shqipëri është rritur me vetëm 3 euro.

-Në pesë vitet e fundit rroga minimale në Luksemburg është rritur me 219 euro, pra 6 euro më shumë se sa është aktualisht rroga minimale në Shqipëri.

-Mali i Zi dhe Serbia kanë rrogë minimale mbi 100 euro më shumë se Shqipëria, respektivisht 331 euro dhe 343 euro.

-Bullgaria, edhe pse shtet anëtar i BE-së, ka rrogë minimale më të ulët se Mali i Zi dhe Serbia, 312 euro.  Gjithsesi, bullgarët paguhen minimalisht 99 euro më shumë se shqiptarët.

-8 shtete evropiane kanë një pagë minimale mbi 1000 euro. Kryeson Luksemburgu, i ndjekur nga Irlanda, Holanda, Britania e Madhe, Belgjika, Gjermania, Franca dhe Spanja.

Të fundit

Korçë/ Mjeti përplas gruan me biçikletë, me urgjencë në spital

Aksident në unazë të qytetit të Korçës. Një mjet përplas një grua e cila ka qenë me biçikletë. Ambulanca ka marrë...

Përse po takohet Altin Dumani me zyrtarin e lartë të DASH?

Drejtuesi i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumani ndodhet këtë të martë në SHBA, aty ku pritet të ketë një takim të nivelit të...

11-vjeçari qëllohet për vdekje teksa po bënte sfidën në TikTok

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak ditë më parë në Amerikë ku një i mitur humbi jetën pas një sfide në TikTok. Mediat e...

Erdogan: Zelensky dhe Putin nuk janë gati për takim

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se ka folur si me homologun rus Vladimir Putin, ashtu edhe me atë ukrainas Volodymyr Zelensky dhe...

Premtimi i madh i Barcelonës: 2026 me sulmuesin e madh!

Përtej zhgënjimit për merkaton e dobët që klubi këtë verë, Hansi Flick ndihet pozitiv për faktin që katalanasit nuk lejuan shitjen e asnjë ylli...

Lajme të tjera

Web TV