Shkrimet për Xhemin dhe motrat Vjollca, justifikohet Alketa

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E ftuar mbrëmjen e së hënës në emisionin ‘Opinion’, ku krahas ‘Sanremos’ moderatorja foli për herë të parë për marrëdhënien me motrat Vjollca dhe Xhemi Shehun.

Alketa theksoi se pas shkrimeve nuk qëndron ajo, por stafi i revistës. Sigurisht që ata kishin kërkuar asaj që të ishin të lirë dhe ajo i lejoi.

Ajo tha se edhe pse në sytë e publikut është një vajzë e fortë pas tij është e ndjeshme duke treguar se ishte prekur nga videoja e Xhemit me Salsanon të cilët ironizonin Alketën për fustanet dhe nga batutat e Marinës në “Kalifornia”.

Blendi Fevziu: “Pas festivalit, në Revistën Class pati sulme ndaj personazheve të tjerë publikë. U duk sikur nuk i përjetove mirë kritikat që të vinin”.

Alketa Vejsiu: “Unë jam një vajzë e ndjeshme pavarësisht se dukem si e fortë, punëtore, por mbas ekranit të telefonit ndonjëherë rrëshket ndonjë pikë lot, mërzitem. Ishte një luftë, një dorë jo e ashpër po shumë e ashpër dhe ishte e padrejtë sepse në këtë vend nuk mund të pushkatosh, nuk zgjidhet kjo gjë duke futur ingranatën e sa keqes në lëvizje.

Është një deformim social i tmerrshëm, duhet të zbutet diskursi publik, duhet të ketë kritika konstruktive, unë ju hap rrugën të gjithë atyre që japin argumenta. Por kur ka ligësi dhe të padrejta, unë nuk ju hap rrugë, jam këtu për të mos ju hapur rrugë, për të thënë të vërtetën time”.

Blendi Fevziu: “Por nuk mund t’ua kthesh në të njëjtën mënyrë”.

Alketa Vejsiu: “Unë nuk jua kam kthyer në të njëjtën mënyrë. Kam gazetare në redaksinë time, të cilat më kërkuan të jenë të lira, e lashë të lirë, patjetër që diçka mund të ishte kursyer, ishte ironi. Askush nuk mendoi për mua e bulizuam apo nuk e bulizuam Alketën! Nuk e di pse për mua nuk e bëjnë këtë llogari”./Fjala.al

Të fundit

Konflikti në Theth dhe një episod nga libri për Oso Kukën

Nga Indrit Vokshi Diçka për Thethin! Pata pyetur dikë për leje ndërtimi në tokë time. Më tha, bëjë, se s’të thotë...

Tatimet i kërkuan kupon për peshqit/ Revoltohet peshkatari: Thojini Edit jam i pabindur

Një peshkatar në Sarandë është rebeluar ndaj kërkesës së Policisë Bashkiake dhe punonjësve të drejtorisë së bujqësisë në Sarandë, pasi i kërkuan kupon tatimor...

“Firmat e diasporës ishin disa ‘fjongo’”/ Berisha ‘gjen provat’për ‘farsën’ e 11 majit

Pas dy muajsh përpjekje, kryetari i PD-së, Sali Berisha duket se paska ‘gjetur provat’ për të faktuar ‘farsën’ e 11 majit, siç ai e...

Apeli në Hagë ul në 13 vjet burg dënimin e ish pjesëtarit të UÇK, Pjetër Shala

Paneli i Gjykatës së Apelit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vendosi t’i ulë dënimin në 13 vjet burg Pjetër Shalës, i...

Ndërtimet pa leje/ Pas Vlorës dhe Durrësit, zbulohet ‘shënjestra’ e Ramës

Kryeministri Edi Rama do të vijojë javën e ardhshme inspektimet në terren, kësaj here në Korçë dhe Pogradec. Në fokus të vizitës do të...

Lajme të tjera

Web TV