Moti për sot/ Vendi ‘pushtohet’ nga vranësirat dhe reshjet e shiut

Dita e sotme pritet të nisë me kthjellime dhe mot të qëndrueshëm. Ndërkaq, vranësirat do të jenë të lehta dhe kalimtare.

Por, në orët e mesditës këto vranësira do të shtohen, gjë të cilat do të sjellin dhe reshje shiu në zonat veriore dhe qendrore.

Ndërkohë, gjatë mbrëmjes do të kemi kthjellime.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes e do të ulen në mesditë ku do të luhaten në vlerat 0°C deri në 16°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar në det dallgëzimi 2 – 3 ballë.