Bleu kodet/ Ja si CIA spiunoi 120 vende të botës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga disa dokumente të rrjedhura, të botuara rishtazi nga The Washington Post dhe ZDF, është bërë e ditur se për dekada të tëra, një kompani që shiste pajisje të kodimit të mesazheve në më shumë se 120 vende ishte në pronësi të fshehtë dhe operohej nga vetë CIA.

Siç shkruan Business Insider, bëhet fjalë për kompaninë Crypto AG, që u ble nga CIA në kulmin e Luftës së Ftohtë. Kompania, Crypto AG, shiti pajisje dhe softuer për spiunët, diplomatët, zyrtarët ushtarakë dhe kompanitë private për dekada të tëra.

Po sipas BI, përmes një partneriteti të klasifikuar me agjencinë spiune të Gjermanisë Perëndimore, CIA projektoi pajisjet e kodimit të mesazheve të Crypto AG në një mënyrë që lejojnë që agjencia të deshifrojë dhe lexojë me lehtësi të gjitha mesazhet e dërguara nga klientët e kompanisë.fte

Disa detaje të koordinimit të Crypto AG me agjencitë e inteligjencës amerikane ishin raportuar më parë – një hetim i 1995 nga The Baltimore Sun zbuloi se Agjencia e Sigurisë Kombëtare arriti një marrëveshje me drejtuesit e Crypto AG për të manipuluar fshehurazi pajisjet.

Sidoqoftë, shkruan më tej BI, raporti i botuar rishtazi zbulon shtrirjen e plotë të operacionit amerikan të Crypto AG.

Për dekada të tëra, Crypto AG ishte ofruesi kryesor i shërbimeve të kodimit të mesazheve. Kompania mburrej me qindra klientë duke filluar nga Vatikani në Iran, deri te rivalët bërthamorë Indinë dhe Pakistanin – duke gjeneruar miliona dollarë fitime.

Boris Hagelin, themeluesi i Crypto dhe gruaja e tij arrijnë në New York në 1949. Hagelin u arratis në Shtetet e Bashkuara kur nazistët pushtuan Norvegjinë në 1940.

CIA mbajti kontrollin mbi kompaninë deri të paktën 2008, kur u përpilua raporti konfidencial i agjencisë i marrë nga The Post.

Crypto AG u likuidua në vitin 2018, dhe pasuritë e kompanisë thuhet se u blenë nga dy kompani të tjera: CyOne Security dhe Crypto International.

Të dyja kanë mohuar çdo lidhje aktuale me CIA-n, dhe kryetari i Crypto International, Andreas Linde, citohet të ketë thënë për The Post se ai “ndjehet i tradhtuar” nga zbulimi.

Lexo edhe :  Tragjike/ I zë poshtë orteku, humbin jetën 3 skiatorë

“Crypto International dhe Crypto AG janë dy kompani plotësisht të ndara pa asnjë marrëdhënie”, ka thënë një zëdhënës i Crypto International në një prononcim për Business Insider.

“Crypto International është një kompani suedeze në pronësi që në vitin 2018 fitoi emrin e markës dhe pasuritë e tjera nga Crypto AG… Ne nuk kemi asnjë lidhje me CIA-n ose BND-në dhe nuk kemi pasur kurrë”, ka shtuar ai.

Marc Simons dhe Paul Reuvers themeluan Muzeun Crypto në Eindhoven, Hollandë. Muzeu virtual ka ruajtur shumë nga pajisjet e Hagelin.

Megjithatë, CyOne Security nuk ka dhënë ndonjë koment për Business Insider.

Ndërkohë, në një deklaratë për BI, sekretari i shtypit i CIA-s, Timothy Barrett nuk ka pranuar të konfirmojë ose mohojë raportin, duke thënë se agjencia është “në dijeni të raportimit të shtypit në lidhje me një program qeveritar të pretenduar të SHBA-së”.

Business Insider shkruan se Crypto AG filloi të shesë pajisje të kodimit të mesazheve në vitin 1940. CIA thuhet se bleu kompaninë me një marrëveshje shtrëngimi duarsh në vitin 1951, e cila u rinovua me një “marrëveshje licencimi” të fshehtë në vitin 1960.

Në vitin 1967, Crypto lëshoi H-460, një aparat elektronik, pjesët e brendshme të të cilit u krijuan nga NSA.

Në dekadat që pasuan, CIA mbikëqyri përparimet teknike në pajisjet e Crypto AG, duke kaluar në pajisjet elektronike.

Madje, kompania thuhet se ka kontraktuar me Siemens dhe Motorola për të modernizuar pajisjet e saj.

Po sipas shkrimit të BI, mbikëqyrja e CIA-s vazhdoi gjatë viteve 1990 dhe 2000, madje ndërsa të ardhurat e Crypto AG filluan të zvogëloheshin.

Ajo u tret përfundimisht në vitin 2018 dhe u shit për midis 50 dhe 70 milionë dollarë, sipas zyrtarëve anonim aktual dhe ish zyrtarëve, të cituar nga The Post.

Të fundit

Emrat e rinj të ambasadorëve dhe të emisarëve të BE-së në Ballkanin Perëndimor

Ajo që ishte kuptuar kohë më parë nga burimet diplomatike të Radios Evropa e Lirë, lidhur me rotacionin e...

Presidenti Begaj sot në Kosovë, takim ‘kokë më kokë’ me Osmanin!

Presidenti Bajram Begaj ndodhet në Kosovë, me ftesë të presidentes Vjosa Osmani. Begaj u nis drejt Kosovës pasditen e djeshme. Sot është parashikuar që Presidenti...

Panik në një plazh/ Droni në det tmerron pushuesit, menduan se fluturoi nga Irani

Zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme shtojnë shqetësimet e të gjithëve. Të prekur nga ngjarjet, disa plazhistë në një plazh të Heraklionit kur...

Largoni stresin! 4 përfitimet e meditimit në lëvizje dhe si ta bëni

A ju duket sfidues meditimi? A është e vështirë për ju qëndrimi ulur gjatë meditimit? Atëherë do të ishit mëse të lumtur të dinit...

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja?

Sot, më 15 prill 2024, dollari amerikan, blihet me 94.6 lekë dhe shitet me 95.5 lekë. Euro, blihet me 101 lekë dhe shitet 101.7 lekë. Franga...

Lajme të tjera

Web TV