Dita Botërore/ Radio, Zogu e solli në Shqipëri në 28 Nëntor 1938

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

13 Shkurti njihet si Dita Botërore e Radios. Në këtë datë në vitin 1946 Kombet e Bashkuara kanë themeluar radion zyrtare.

Fillimet e veta teknologjia e radios i ka që prej vitit të largët 1830 kur James Clerk Maxwell tregoi në teori dhe forma matematikore sesi valët elektromagnetike mund të udhëtonin në hapësirë.

Transmetimi i parë i sinjalit të radios përmes valëve elektromagnetike u bë nga David Edward Hughes në 1880 që u konfirmua më pas edhe nga Heinrich Rudolf Hertz.

Ndërsa në vitin 1894 shpikësi italian Guglielmo Marconi, ndërtoi sistemin e parë të suksesshëm telegrafik me valë pa tel bazuar në valët Hertz. Marconi demonstroi përdorimin e teknologjisë në ushtri e madje ndërtoi edhe një kompani për zhvillimin e mëtejshëm. Në 1904 teknologjia e tij u patentua nga Zyra Amerikane e Patentave.

Më 2 nëntor 1920 radio stacioni i parë komercial nisi transmetimin në Pitsburg, Pensilvani. Ky ishte një sukses i menjëhershëm që solli një revolucion i quajtur “Epoka e artë e radios”.

Në Shqipëri radioja e parë shqiptare u themelua më 28 Nëntor 1938 gjatë një ceremonie ku mori pjesë Mbreti Ahmet Zogu. Ai inauguroi stacionin e parë radiofonik në Shqipëri.

Duke ju drejtuar të gjithë shqiptarëve, Mbreti Ahmet Zogu përmes një fjalimi në ambientet e ndërtesës së radiostacionit të Laprakës e konsideroi 28 Nëntorin e vitit 1938 si nisjen zyrtare të Radio Tiranës dhe datën e lindjes së këtij institucioni.

Prej asaj kohe thirrja “Ju flet Tirana” ka 82 vjet që dëgjohet nga shqiptarët në eter, duke na kujtuar se Radio Tirana është e para radio në vend që hodhi bazat dhe ndërtoi historinë e radiofonisë në Shqipëri. Pas saj, në vend u ngritën edhe radiot lokale në Shkodër, Kukës, Korçë dhe Gjirokastër.

Lexo edhe :  Mbahet në Tiranë panairi i librave të vjetër!/ Mes titujve botime të para vitit 1945

Në këtë rrugëtim 82 vjeçar, kanë punuar me dhjetëra gjenerata punonjësish, krijuesish dhe drejtuesish. “Radio Tirana” qenë pa asnjë mëdyshje radio e të gjithë shqiptarëve, brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë.

Gjatë sundimit pothuajse gjysmëshekullor komunist, radiot si të gjitha mediat ishin nën kontrollin e regjimit. Ndërsa pas rënies së tij më 1991, liria e mediave u garantua me ligj.

Radiot private veç atyre shtetërore, përfshinë gjithë territorin e vendit. Aktualisht ka 5 stacione radiofonike kombëtare që transmetojnë në Shqipëri dhe 60 radio lokale. Bashkë me to transmetojnë edhe disa radio të njohura botërore të cilat kanë ndihmuar në zhvillimin demokratik të vendit.

Të fundit

Barcelona fut duart thellë në xhep! Duhen 100 mln euro për blerjen e vitit

Barcelona ka një ëndërr. Klubi katalanas do ta kalojë zhgënjimin e Nico Williams duke bërë një transferim edhe më...

“Presingu” i Ramës, Ermal Dredha firmos dorëheqjet e drejtuesve të Bashkisë së Vlorës

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, ka ndërmarrë një vendim të rëndësishëm këtë mëngjes, duke firmosur dorëheqjet e të gjithë drejtuesve të bashkisë....

Mes Bayernit dhe Barcelonës, Luis Diaz thyen heshtjen: “Jemi në negociata”

Luis Diaz është në qendër të vëmendjes këtë verë, me Barcelonën dhe Bayern Munich që janë gati të luftojnë në distancë për anësorin kolumbian...

VIDEO: Zjarri shkrumbon pyjet dhe i afrohet Marsejës, mbyllet aeroporti

Një zjarr i madh ka shpërthyer në pyjet pranë Marsejës, në Francën jugore, duke shkaktuar alarm tek autoritetet lokale, ndërsa flakët, të nxitura nga...

Pronarët e lokaleve në Lungomare: Do detyrohemi të mbyllim biznesin

Ndërhyrjet në Lungomare, të kërkuara nga Kryeministri Edi Rama, kanë nxitur pakënaqësitë e parë tek pronarët e bareve dhe restoranteve. Ata janë kundër ndërhyrjes në...

Lajme të tjera

Web TV