Ned dhe Jorid, predikuesit e dashurisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Numri i martesave është ulur ndjeshëm vitet e fundit në vendin tonë, ndërsa numri i divorceve është rritur në kufijtë e shifrave alarmante. Një çifti i huaj dhe simpatik, që jetojne prej vitesh në Shqipëri, rrëfejnë sekretin për një martesë të suksesshme, si dhe përse shoqëria s’duhet ta braktisë këtë vatër të qenësishme për rritjen dhe zhvillimin e njeriut si individ

Nga Alessia Selimi

Dashuria, ëmbëlsia, dhembshuria, përkujdesi, komunikimi, altruizmi, këto janë pjesët më vitale të sjelljes njerëzore. Kjo e fundit, kornizohet më së miri në martesë, në një nga shtyllat mbi të cilat shoqëritë e botës së hershme dhe asaj moderne kanë ngritur të tyren ngrehinë. Në shumë kultura është parë si një kusht i domosdoshëm për përjetësimin e gjinisë njerëzore ; si një vatër të qenësishme për rritjen dhe zhvillimin e njeriut si individ. Megjithatë, numri i martesave është ulur ndjeshëm vitet e fundit në vendin tonë, ndërsa numri i divorceve është rritur në kufijtë e shifrave alarmante.

Përballë këtij realiteti, shtrohet fare thjeshtë pyetja: Çfarë e bën një martesë të suksesshme? Një përgjigje duket se e ka Ned dhe Jorid Spiecker. Ky çift simpatik beson fort tek fuqia e përulësisë, faljes, si dhe të kuptuarit se martesa është një rrugëtim i ndërmarrë me hapa besimi, jo detyrimisht me kontrata të firmosura dhe të kaluara dorë më dorë. Në një dhënëmarrje, sikurse shprehen edhe ata vetë, ndodhen tashmë prej 25 vitesh. Janë gjithashtu prindër të tre fëmijëve të rritur, dy djemve dhe një vajze.

Ata vijnë nga shtete të largëta, krejtësisht të ndryshme nga Shqipëria. Nedi ka lindur në Chicago dhe ka studiuar për biznes, ndërsa Jorida në një ishull të vogël në veri të Norvegjisë, ku ka studiuar kontabilitet. Mijëra kilometra larg njëri-tjetrit, të destinuar për t’u njohur në qytetin e Vlorës. Këtu zë fill historia e tyre e dashurisë. Dhe në kuadër të festës së të dashuruarve, “Fjala” ka vendosur t’i drejtohet pikërisht këtij çifti, që ftohen në kryeqytet si folës e të ftuar të veçantë, të çertifikuar si këshilltar për marrëdhëniet në çift.

“U njoha me Nedin në një vit shumë të vështirë, në ’93. Unë erdha në Shqipëri, pas tre viteve qëndrimi në Greqi. Asokohe punoja në një organizatë fetare (Të rinjtë me një mision). Nga ana tjetër, Nedi, i cili ishte angazhuar po në këtë organizatë, vinte pas një qëndrimi të gjatë në Hawaii”-rrëfen Jorida. (Kështu preferon ta thërrasim, sikurse i drejtohen të gjithë ata që e njohin)

Nuk ishte një dashuri me shikim të parë. Përkundrazi. Unë isha në një moshë (29 vjeç) kur e dija shumë mirë se çfarë doja. Mund të them se kemi qenë miq të mirë. Bashkë kemi ndarë momente të lumtura, por edhe të trishta”-vijon Jorida, e cila nuk ngurron të qeshë me copëza kujtimesh. “Madje, si dy miq të mirë, kemi blerë edhe një lavatriçe. Duke qenë se gjendeshim në një vend të huaj, ku nuk njihnim shumë njerëz, bënim ç’të ishte e mundur që t’i vinim në ndihmë njëri-tjetrit. Kështu, në timen shtëpi, nuk laheshin vetëm të miat rroba”-thotë Jorida buzagaz, teksa gëzon shikimin e të shoqit.

Kufiri i miqësisë u tejkalua nga Nedi. Ai pohon se nuk pati një fjalim të qëndisur, të mirëmenduar. Veçse një ftesë për të kërcyer. Si dhe një kërcim. Me hapa të stepur, por solidë. “Jam tre vite më i vogël se Jorida. Rrjedhimisht, më shoqëronin pasiguri dhe frikëra të shumta. Më rëndonte ideja se mund të isha i lidhur vetëm në sajë të vetmisë, apo rrethanave”-shprehet Nedi, duke shtuar se kërkonte brenda tij një dashuri të vërtetë, substanciale. Kështu, të dy palët ndërmorrën një udhëtim drejt vendeve përkatëse, në kërkim të vetvetes, për t’u ribashkuar një vit më vonë.

Lexo edhe :  KQZ: Nuk ka kapacitete për regjistrimin e emigrantëve pa dokumente shqiptare

Në një kafene në atë çka njihet si Pazari i Ri (Tiranë), thithet një grumbull i tërë aromash të forta, ndër të cilat padyshim mbizotëron ajo e peshkut. E megjithatë, Nedi dhe Jorida janë zhytur në të tjera aroma, të së shkuarës, sa të largët po aq dhe të afërt. Theksojnë njëzëri se nuk ka qenie të përsosura, sikurse edhe martesa të këtilla. “Martesa është angazhim i mirëfilltë, që kërkon mbi të gjitha respekt të ndërsjelltë dhe përkushtim.”

Por çfarë mendon Nedi dhe Jorida për qëndrimin e të rinjve të sotëm përkundrejt martesës? “Besoj se një arsye që ka prodhuar këtë rezistencë të pakuptimtë të të rinjve, mund të jetë hasja me modele jo të shëndetshme. Ndoshta refuzojnë të bëhen pjesë e martesave të ngjashme, ku mbizotëron dhuna psikologjike e fizike, si dhe mungesa e respektit. E them këtë sepse kam konstatuar se një pjesë e mirë e atyre që janë rritur në një familje e cila ka punuar si skuadër, janë më të prirur drejt stabilitetit, martesës”-shprehet Nedi, duke cekur paksa edhe bashkëjetesën, si një model të brishtë të jetesës në çift. “Është njësoj si të shkosh në një vend krejtësisht të huaj për ty…Ti mund të jetosh atje, por nuk je shtetas dhe nuk përfton as sigurinë që gëzon një i tillë. Fatkeqësisht njerëzit udhëhiqen në të shumtën e rasteve nga pasionet dhe instiktet, duke u futur kështu në një marrëdhënie që pas disa viteve pashmangshmërisht do t’u shkaktojë pyetje të mëdha.”

Sikundër u përmend më lart, Nedi dhe Jorida janë prindër të tre fëmijëve. Pyetjes se si kanë ndikuar ata në marrëdhënien e tyre, i japin përgjigje të ndryshme. “Fëmijët janë absolutisht një bekim. Por, mund të bëhen edhe pengesë. Nuk po shkoj më larg familjes sime. Vazhdimisht i them vetes se nuk ka gjë më të rëndësishme se marrëdhënia që kam me bashkëshortin. Por ndjenja e mëmësisë të kaplon. Ajo çka duhet të marrim gjithmonë parasysh është se një marrëdhënie e shëndetshme në çift, i vjen gjithnjë në ndihmë edukimit të fëmijëve”-thotë Jorida. “Fëmijët të vendosin në mënyrë të pavetdijshme në provë, nëse do të punohet në skuadër apo jo, teksa ekspozohemi vazhdimisht nga faktorë të jashtëm”-shprehet Nedi.

Fëmijët e tyre (Natani, Markusi, Lydia) ndodhen momentalisht jashtë vendit, duke studiuar dhe punuar. E megjithatë, prindërit e tyre pohojnë se kur dikush i pyet për origjinën, ata nuk ngurrojnë të thonë se janë nga Shqipëria. Për Nedin dhe Jori, Shqipëria është shndërruar prej vitesh në strehëz, shtëpi.

Të qenurit zot shtëpie, kërkohet edhe përkujdesje e vazhdueshme. Ata e kanë gjetur mënyrën se si. Duke predikuar për dashurinë, për martesën. Jo me fjalë boshe, të hedhura në ajër, por nisur nga eksperienca e tyre shumë vjeçare, e cila vijon dita ditës të marrë formë.

Të fundit

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporozës, sipas një studimi...

Tre shenjat e horoskopit që do të përballen me vështirësi financiare gjatë këtij viti

Tre shenja të horoskopit do të kenë vështirësi dhe pengesa përgjatë këtij viti për sa i përket sektorit financiar. Sipas astrologëve shenjat që do të...

Spahiu:Çudira shqiptare! E djathta europiane dyfishohet, e djathta shqiptare përgjysmohet

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në Report Tv, këtë mbrëmje protestën e opozitës para kryeministrisë, e cila me fjalimin e Berishës përmbylli tubimin e radhës pas...

Zgjedhjet në Kosovë, votojnë nga Haga ish-krerët e UÇK-së

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen në Dhomat e Specializuara në Hagë kanë votuar për zgjedhjet e 9 shkurtit. Kështu ka...

Arbana Osmani e bëri të famshëm dhe regjisor? Ja si i përgjigjet kritikave Edi!

Eduart Grishaj ka folur si rrallëherë për jetën e tij që nga fëmijëria e bukur dhe e vështirë, tek jeta sot. Ka folur për profesionin...

Lajme të tjera

Web TV