FOTO/ E pabesueshme, Manaj grumbullohet me grupin e parë të Barcelonës

Skuadra e Barcelonës do luajë ditën e nesërme me Getafen, takim i vlefshëm për javën e 24-t të La Ligës.

Ajo që ka rënë në sy në stërvitjen e sotme të katalunasve është fakti që lojtari i kombëtares shqiptare, Rey Manaj, i cili është transferuar së fundmi te grupi i dytë i Barçës është stërvitur sërish me të parët.

Sulmuesi është thërritur disa herë nga trajneri Quique Setien, ndërsa pak minuta më parë ka dalë dhe lista e lojtarëve që janë grumbulluar për takimin e nesërm ku duket se është edhe emri i Manajt.

Mesa duket rezultatet e shqiptarit kanë qenë goxha të mirë, përderisa në kaq pak kohë ai kaloi në grupin e parë të katalunasve, megjithatë pritet të shikohet nëse do i jepet ndonjë minutë aktivizimi ditën e nesërme.

Takimi me Getafen do të zhvillohet në stadiumin “Camp Nou” dhe nuk dihet si do jetë performanca e katalunasve, duke iu referuar dhe përplasjeve të fundit dhe të vazhdueshme brenda klubit./Fjala.al/Katerina Tafa/