Hapat që duhet të ndiqni për të bërë tortën e të dashuruarve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tortë për Shën Valentin me gjalpë, bajame dhe me shumë çokollatë të shijshme.

Përbërësit:

▪ 75 gr. gjalpë

▪ 200 gr. çokollatë e zezë

▪ 180 gr. sheqer

▪ 30 gr. sheqer vanilje

▪ 3 të verdhë të vezëve

▪ 40 gramë miell

▪ 100 gramë bajame të bluara

▪ 5 të bardhë të vezëve

▪ 40 gramë kakao pluhur pluhurosje

▪ 40 gramë grimca çokollate.

Përgatitja:

  1. Gjalpi ngrohet në temperaturë të dhomës. Furra me korrent nxehet (220°C/me ventilim: 200°C). Një tavë në formë zemre lyhet kujdesshëm me yndyrë.

Çokollata grihet trashë dhe shkrihet në avull. Pastaj, ashtu e vakët, lihet të ftohet.

  1. Gjalpi i zbutur tundet derisa të bëhet shkumë, pastaj i shtohet çokollata e shkrirë dhe përzihen.

Masa ëmbëlsohet me 100 gramë sheqer dhe me sheqer vanilje, pastaj asaj i shtohen të verdhtë e vezëve një nga një. Mielli dhe bajamet përzihen fort.

  1. Të bardhën e vezëve tunden fort dhe gradualisht u shtohen 80 gramë sheqer. Pastaj bashkohen me çokollatës. Masa derdhet në tavën me formë zemre dhe piqet 10 minuta në raftin e mesëm të furrës.

Pastaj, temperatura e furrës ulet pak (170°C/me ventilim: 150°C) dhe ëmbëlsira vazhdon të piqet edhe 4o minuta. Pas kësaj, nxirret nga furra dhe lihet të ftohet në një rrjetë kuzhine.

Pasi të jetë ftohur, pluhuroset trashë me kakao pluhur dhe dekorohet me grimca çokollate, ose me pak çokollatë të shkrirë.

Këshillë shtesë: Ëmbëlsira në formë zemre ndahet në dy shtresa, mbushet me xhem dhe bashkohet sërish.

Të fundit

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj,...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

Djathi i kontaminuar vret 2 persona në Francë! Mund të jetë importuar edhe në Shqipëri

Dy të vdekur e dhjetëra të helmuar në Francë nga djathi i kontaminuar me bakterin e llojit të listerisë. Sipas lajmit të publikuar nga britanikja...

“Nuk duam turma!” Protesta kundër turizmit masiv në Europë

Qytete të njohura turistike në Europë po përballen me një valë të re protestash nga banorët vendas, të lodhur nga pasojat e turizmit masiv...

Lajme të tjera

Web TV