Tërmeti /Efekti negativ parashikohet në rreth 70 milionë euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Banka e Shqipërisë vlerëson se tërmeti i 26 nëntorit mund të ngadalësojë rritjen ekonomike të këtij viti deri në 0.6 pikë përqindje duke i shkaktuar ekonomisë shqiptare një humbje prodhimi prej 70 milionë eurosh. E dhëna është bërë e ditur në raportin e politikës monetare, të Bankës së Shqipërisë ku sqarohet se goditja nga tërmeti e dëmton ekonominë në dy kanale, edhe pse këto efekte negative sipas saj pritet të jenë afatshkurtra.

Së pari, rritja e pasigurisë tek bizneset dhe konsumatorët. Sipas Bankës pasiguria e krijuar nga tërmeti ka të ngjarë të përkeqësojë perceptimin e familjeve dhe bizneseve shqiptare, të cilat mund të hezitojnë në kryerjen e shpenzimeve të konsumit dhe të investimeve të reja. Sinjalet e para për rritjen e pasigurisë tashmë janë konfirmuar nga vrojtimi i fundit i besimit te bizneset dhe konsumatorët.

Pasojat më të mëdha ekonomike të tërmetit pritet të materializohen në sektorin e turizmit. Sipas Bankës së Shqipëri, turizmi në qarqet e goditura më rëndë nga tërmeti mund të reduktohet për shkak të dëmtimit të strukturave përkatëse dhe të efekteve psikologjike tek pushuesit, vendas dhe të huaj. Ndërkohë një tjetër kanal transmetimi mbetet rënia e prodhimit për shkak të dëmtimit të fabrikave.

Ekspertët e Bankës së Shqipërisë shpresojnë se një pjesë e këtyre efekteve negative do të amortizohen nga stimuli pozitiv i programit të rindërtimit, i cili pritet të injektojë rreth 180 milionë euro në ekonomi për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara. Por sipas bankës, masa e rikuperimit të humbjeve ekonomike nga tërmeti do të varet nga shpejtësia me të cilën do të zbatohet programi i rindërtimit.

Të fundit

Hamasi pranon propozimin për armëpushim në Gaza

Hamasi ka rënë dakord me propozimin e fundit nga ndërmjetësuesit rajonalë për një armëpushim në Gaza dhe një marrëveshje...

Krasniqi reagon pas publikimit të aktgjykimit të Kushtetueses

Pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese që pritet t'i hapë rrugë konstituimit të Kuvendit të Kosovës, ka reaguar edhe kreu i...

I burgosuri shqiptar arratiset nga spitali, blindohet kufiri

Një i burgosur që sipas mediave greke është shqiptar, u arratis nga Klinika Kirurgjikale e Spitalit të përgjithshëm në Kostur ku po trajtohej, duke...

APL kërkon shfuqizimin e disa neneve në Kodin e ri Penal

Në një kohë kur ekonomia kërkon stabilitet dhe tregu i lirë duhet të funksionojë pa pengesa, Kodi i ri Penal po sjell debate të...

Tedi Blushi: 251 kriminelë të lirë, Ilir Meta në burg

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në një deklaratë për shtyp ka theksuar se mosekzekutimi i 251 urdhër-arresteve të lëshuara nga...

Lajme të tjera

Web TV