Detaje të reja nga grabitja e argjendarisë në Elbasan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja janë zbuluar nga grabitja e argjendarisë në Elbasan. Policia e Elbasanit njofton se ka identifikuar autorët e grabitjes dhe se janë në kërkim të tij.

Sipas autoriteteve policore, autori ka hyrë me armë në argjendarinë në lagjen e “Aqif Pasha”,në pronësi të A.B.

Njoftimi Policisë

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes të ndodhur mesditën e sotëm në Elbasan, vijon puna për kapjen e tij.

Në lgjen “Aqif Pasha” Elbasan, një person ka hyrë në një argjendari në pronësi të shtetases A.B., dhe dyshohet se nën kërcënimin e armës ka vjedhur një sasi bizhuterish.

Me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë forcat “Shqiponjat”, Patrullat e Përgjithshme si dhe specialistët e Hetimit të Krimit, ku falë reagimit të shpejtë dhe profesional u bë e mundur identifikimi i autorit dhe vijon puna për kapjen e tij.

Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma pistoletë që është përdorur për vjedhje./Fjala.al

Të fundit

Zjarr në malin e Dukatit/ Asfiksohen tre zjarrfikës, dërgohen menjëherë në spital

Tre zjarrfikës në Vlorë janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Kjo për shkak se kanë pasur probleme me...

Dash Sula: Në PD mungon analiza, sulmohen të rinjtë që duan ta sjellin në pushtet

Deputeti demokrat Dashnor Sula i ka bërë thirrje Partisë Demokratike që të marrë në konsideratë thirrjen e kryebashkiakut të Kavajës, Fisnik Qosja, për të bërë...

Kurti zbulon ofertën! Kosova do ketë qeveri me dy parti?

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Cërrik, 65-vjeçari mbytet në kanalin vaditës

Në fshatin Shtërmen, dyshohet se aksidentalisht është mbytur në një kanal vaditës, shtetasi G. B., rreth 65 vjeç. Trupi i pajetë është dërguar për kryerjen...

Vështirësi në përdorimin e e-Albania, bashkitë hapin zyra në ndihmë të qytetarëve

Të gjithë qytetarët që kanë nevojë për ndihmë në përdorimin e platformës e-Albania mund t’i drejtohen zyrave të posaçme që janë hapur nga bashkitë...

Lajme të tjera

Web TV