Hetim për lirimin e të dënuarve me rrezikshmëri të lartë, hapen dosjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lirimi me kusht i të dënuarve me rrezikshmëri të lartë kriminale, është bërë shkak për nisjen e një hetimi në të gjitha burgjet ne vend. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve po inspekton dosjet e 3 viteve të fundit, për të parë nëse ka shkelje të kryera nga punonjësit e edukimit apo të sektorit juridik, që mund të kenë favorizuar të dënuarit për të përfituar lirinë me kusht.

Urdhri i firmosur nga kreu i Bugjeve, Agim Ismaili, u është shpërndarë të gjitha IEVP në vend dhe prej 10 ditësh, janë duke u inspektuar dosjet e të dënuarve që kanë përfituar nga lirimi me kusht. Sipas News24, një burim nga burgjet tha se të gjithë punonjësit që do të gjenden me shkelje, do të kallëzohen penalisht në prokurori. Të dënuarit, të cilët ja kanë dalë të fitojnë lirinë me kusht, kanë marrë në njëfarë mënyrë edhe bekimin e zyrtarëve të burgjeve.

Kjo sepse në raportet dorëzuar në gjykata, për pjesën dërrmuese të të dënuarve, punonjësit e burgjeve i kanë vlerësuar për sjellje shumë të mirë, edhe të dënuarit që paraqesin rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore.

Lirimet me kusht janë shndërruar në një shqetësim të madh kohët e fundit dhe për këtë shkak, për këtë shkak Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani tha se do ti ketë prioritet të punës se institucionit që drejton.

Të fundit

Ideja e re e Trump: Putin dhe Zelensky të takohen pa praninë time

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se udhëheqësit e Rusisë dhe Ukrainës duhet të takohen kokë më kokë...

Zjarret na tregojnë ku çalojmë: mungesa në mjete, efektivë dhe infrastrukturë

Situata e zjarreve në vend, pavarësisht reagimit dhe angazhimit maksimal të punonjësve të zjarrfikësve, ka nxjerrë në pah në mënyrë të përsëritur edhe mangësitë...

Nga Shkodra deri në Konispol, 7 viktima nga aksidentet në 20 ditë

Shtatë viktima nga aksidentet rrugore. Ky është bilanci tragjik i 20 ditëve të para të gushtit. Tre prej viktimave janë shënuar në Fier. Ky...

Dy vite në qeli për burrat që mungojnë në faljen e xhumasë

Shteti Terengganu në Malajzi ka miratuar një ligj të ri që parashikon ndëshkime të ashpra për burrat myslimanë që mungojnë në faljen e së...

Erdogan telefonon Putinin! Çfarë i tha presidenti turk?

Turqia mbështet përpjekjet për të vendosur një paqe të përhershme në Ukrainë, me pjesëmarrjen e të gjitha palëve. Kështu i tha Presidenti Rexhep Tayyip Erdogan...

Lajme të tjera

Web TV