Macron jep “Ok”, Rama: Sinjal pozitiv, por të mos ushqehemi me iluzione

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në përfundim të vizitës së tij në Mynih, kryeministri Rama ka reaguar pas sinjalit pozitiv që dha presidenti francez Macron, për hapjen e negociatave në mars. Rama tha për RTSH se marrja e një ‘Ok’ nga Franca ishte pozitive, por bëri thirrje që askush të mos krijojë iluzione të skajshme, pasi ky proces nuk është në dorë të Shqipërisë. Rama tha se qeveria do të vijojë të bëjë punë e  saj me reformat në të njëjtën mënyrë si kur Shqipëria të kishte marrë një ‘PO’ që në tetorin e kaluar.

Nuk e ndoqa dot presidentin se isha në takime të tjera por nga sa munda të dëgjoj është një sinjal pozitiv, megjithatë dëshiroj t’u them të gjithëve se nuk kemi pse e ushqejmë veten me iluzione dhe dëshira të skajshme, edhe pse shumë legjitime, sepse kjo gjë nuk varet nga ne dhe le të presim me durim ndërkohë që duhet të vazhdojmë të punojmë me këmbëngulje dhe durim  për të realizuar gjërat ashtu siç do ti realizonim nëse do të ishin hapur negociatat”, tha Rama.

Duke komentuar vizitën e tij në Mynih, Rama tha se fokusi kryesor ka qenë përfshirja e sa më shumë vendeve në konferencën e donatorëve.

Erdha me një qëllim të madh dhe një detyrë, të realizoja sa më shumë kontakte dhe të bëja sa më shumë në hapat e fundit drejt stacionit të konferencës së donatorëve që është pasnesër në Bruksel dhe më vjen mirë që koha u shfrytëzua me dobi në këtë aspekt. Tani të shikojmë rezultatet edhe pse ka ende orë për të punuar. Dhe detyra e kryetarit të OSBE për 2020.

 Kam një pritshmëri të caktuar, nuk bëhet fjalë për të arritur për të përmbushur të gjitha nevojat por të mbetemi në një nivel që sado modest të mund të ketë një peshë në këtë proces. Nëse do ta realizojmë këtë ne do të jemi të kënaqur, nëse shkojmë përtej kësaj  ne do të jemi të lumtur”, tha kryeministri Rama.

Të fundit

1793 Paris, Francë – Hapet zyrtarisht Luvri, muzeu me mbi 380,000 objekte

Më 10 gusht 1793, gjatë trazirave të Revolucionit Francez, u hap për herë të parë për publikun Musée du...

Shpërthen në flakë rafineria ruse e naftës, dronët ukrainas ndërmarrin sulmin e radhës

Dronët ukrainas kanë vënë në shënjestër një tjetër rafineri të madhe nafte në Rusi, e cila furnizonte makinerinë e luftës së Putin. Këtë herë, në...

Vala e lëvizjeve në nivel tjetër/ Shkundje edhe strukturave të kontrollit të territorit

Kryeministri Edi Rama, duke iu përgjigjur ndjekësve, paralajmëroi gjithashtu një “shkundje” edhe të strukturave të kontrollit të territorit, duke filluar nga IMT te policitë bashkiake. “Asht...

Aksidenti me 4 të plagosur në Fier, zbardhet dinamika, në pranga një person

Policia e Fierit ka zbardhur shkaqet e aksidentit rrugor të një dite më parë në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, ku 4 persona...

Me burrat në luftë, gratë ukrainase marrin drejtimin e metrosë

ur Kateryna Yesypchuk përfundoi ndërrimin e saj të parë si drejtuese e trenit në Metronë e Kievit, në qershor të vitit 2025, këmbët i...

Lajme të tjera

Web TV