Rrjeti i amortizuar shkrumboi ndërtesën, 20 familje pa shtëpi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çdo gjë është shkrumbuar në këtë godinë që shihet në foto. Aty ka mbetur vetëm hiri dhe muret. Zjarri që ra të premten në ish-konviktin e shkollës veterinere në lagjen “Kiras” të Shkodrës ka lënë pa strehë, jo pak po 20 familje të varfra. Të dhënat vijnë nga ‘ABC news’ ku bëhet me dije se familjarët nuk kanë asnjë mundësi ekonomike për të ndryshuar fatin e jetës së vet.

Banorët thonë se nuk e braktisin godinën se nuk kanë mundësi ekonomike të strehohen vetë. “Kështu do rrimë, s’kemi çfarë të bëjmë. Këtu janë strehuar një shtresë shumë e varfër, po të ishim më mirë nga gjendja ekonomike nuk kishim ardhur këtu. Këtu ka familje që kanë listën me borxhe prej 6 muajsh në dyqane”. Dëmet materiale siç shihet dhe nga pamjet janë të shumta. Banorët po pastrojnë vetë mbeturinat. “Dje kanë ardhur zjarrfikëse, policia etj, sot askush s’ka ardhur të flasë me ne”.

Gjergj Mhilli thotë se është ndër banorët më të vjetër, dhe për të transformuar banesën e tij, ka investuar shumë para. Tani gjithçka është kthyer në hi. “Vetëm unë si familje, kam hedhur 15 milion lekë, tjetri ka hedhur 30 milion lekë vetëm meremetim për shtëpinë”. Zjarri i rënë në konviktin e ish-shkollës veterinere, ditën e premte, u shkaktua si pasojë e shkëndisë elektrike nga rrjeti i amortizuar. Ndërhyrja e zjarrfikësve, të ndihmuar edhe nga vetë banorët, ka bërë që zjarri të mos përhapet, në banesat përreth, por kjo godinë vështirë se mund të rikuperohet. /Fjala.al/

 

Të fundit

Norvegji/ U goditën nga orteku, një i vdekur dhe një i plagosur

Një shtetas britanik ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur pasi u goditën nga një ortek. Ngjarja ka...

Rritet numri i rasteve me fruth në SHBA! Autoritetet konfirmojnë dy viktima

Numri i viktimave nga epidemia e fruthit në Teksas dhe Nju Meksiko të SHBA-ve ka shkuar në dy, konfirmoi sot sekretari amerikan i shëndetësisë...

Pakënaqësia në punë, faktorët nxitës

Fatkeqësisht, kushtet që nxisin pakënaqësi në punë janë konkrete, ato janë aty dhe jo gjithmonë dimë si të reagojmë në kohë. Nga ana tjetër,...

Marsi dikur kishte oqeane, plazhe ‘të stilit të pushimeve’

Të dhënat nëntokësore nga Marsi sugjerojnë se planeti mund të ketë pasur dikur oqeane dhe plazhe të ngjashme me ato të Tokës, sipas një...

E ftohura mund të rrisë nivelet e sheqerit në gjak, ja çfarë të bëni

Ngritja e nivelit të sheqerit në gjak nuk ndodh vetëm pas ngrënies së një vakti të pasur me karbohidrate apo sheqerna. Ka shumë arsye të...

Lajme të tjera

Web TV