Tarifat telefonike/ Nëse shkelin vendimin, tre kompanitë gjobiten me 10% të xhiros

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vodafone Albania, Albtelecom dhe Telekom Albania rritën me 200 lekë paketat me parapagim, por Autoriteti i Konkurrencës vendosi që të pezullojë rritjen. Kompanitë që shkelin vendimin, gjobiten me 10% të vlerës së xhiros, raporton Fjala.al.

Autoriteti i Konkurrencës vendosi të pezullojë rritjen e tarifave të telefonisë celulare. Në mbledhjen e ditës së djeshme, me vendim nr. 680, u vendos të urdhërohen kompanitë që të ndërpresin në mënyrë të menjëhershme dhe jo me vonë se 5 ditë nga njoftimi i këtij vendimi, aplikimin e paketave të reja standarde 30-ditore me parapagesë, për ndërmarrjet Vodafone Albania, Telekom Albania dhe Albtelecom. Komisioni i Konkurrencës vendosi të marrë masa të përkohshme për rivendosjen e konkurrencës në tregun me pakicë të shërbimeve celulare. “Në mbledhjen e tij të datës 14.2.2020, shqyrtoi çështjen me objekt: Marrja e masës së përkohshme në tregun me pakicë të shërbimeve celulare dhe vendosi ndërprerjen e menjëhershme dhe jo me vonë se 5 ditë nga njoftimi i këtij vendimi, të aplikimit të paketave të reja standarde 30-ditore me parapagesë, për ndërmarrjet Vodafone Albania, Telekom Albania dhe Albtelecom”, – thuhet në vendim. Masa e përkohshme merret për një periudhë kohore deri në përfundim të procedurës hetimore. “Në rast të moszbatimit të vendimit për masa të përkohshme të këtij vendimi, ndërmarrjet Vodafone Albania, Telekom Albania dhe Albtelecom ndëshkohen me gjobë deri në 10% të xhiros vjetore për shkelje të rëndë të konkurrencës. Në rast të moszbatimit të masave të përkohshme brenda afateve të përcaktuara në këtë vendim, Komisioni i Konkurrencës vendos gjoba periodike deri në 5% të xhiros mesatare ditore, derisa ndërmarrjet Vodafone Albania, Telekom Albania dhe Albtelecom të veprojnë në përputhje me vendimin për masat e përkohshme”, – thuhet në vendimin e Autoritetit të Konkurrencës.

Denoncimet

Pranë Autoritetit të Konkurrencës ndërmarrja Albtelecom me shkresën nr. 453/6 prot., datë 20.1.2020 dhe ndërmarrja Telekom Albania me shkresat me nr. 150/14 prot., datë 29.1.2020 dhe nr. 84 prot., datë 10.2.2020 kanë njoftuar Autoritetin e Konkurrencës mbi ndryshimet në çmim dhe përmbajtje të paketave të ofruara për programet me parapagesë (dhe ato me kontratë për individë, Telekom Albania). Lidhur me ndryshimet e paketave celulare 30-ditore me parapagesë, pranë Autoritetit të Konkurrencës janë paraqitur edhe dy ankesa nga konsumatorë të telefonisë celulare, si dhe nëpërmjet shkresës nr. 91 prot., datë 13.2.2020, është paraqitur një ankesë nga Qendra “Konsumatori Shqiptar”, nëpërmjet së cilës pretendohet se kompanitë celulare kanë rritur çmimet në mënyrë të pajustifikuar, pa informuar konsumatorët e telefonisë celulare dhe në dëm të interesave ekonomikë të këtyre konsumatorëve. Bazuar sa më sipër si dhe nisur nga shqetësimet në masmedia mbi rritjen e çmimit të paketave celulare 30-ditore me parapagesë me 200 lekë, Autoriteti i Konkurrencës vendosi të realizojë një monitorim në këtë treg në lidhje me çmimin e paketave mujore që hidhen në treg nga operatorët celularë Vodafone Albania, Telekom Albania dhe Albtelecom.

Monitorimi

Nga monitorimi në terren pranë pikave të Vodafone Albania, Albtelecom dhe Telekom Albania, si dhe nga shqyrtimi dhe vlerësimi i shkresave dhe ankesave të paraqitura, u konstatua: Vodafone Albania më 7 janar 2020 ka njoftuar në faqen e saj të internetit se nga data 11 shkurt 2020, Vodafone Albania do të ofrojë paketat e reja 30-ditore me parapagesë. Gjithashtu, duke filluar nga data 11 shkurt 2020, për Vodafone vlera e re minimale për rimbushje do të jetë 200 lekë. Paketat që ofron Vodafone në treg për abonentët me parapagesë janë paketa standarde me minuta, SMS dhe MB: Vodafone Z, Vodafone Silver, Vodafone Talk, Vodafone Combo dhe Vodafone Gold. Po ashtu, Vodafone ofron edhe tri paketa të tjera me njësi të cilat shërbejnë si minuta, SMS dhe MB: YouMix S, YouMix M dhe YouMix L. Secila prej paketave rriten me 200 lekë, por ndryshime ka edhe në njësitë që përfitohen. Konkretisht, paketa Vodafone Talk mbetet e pandryshuar, ndërsa paketat Combo, Z, Silver dhe Gold do të pësojnë rritje të njësive MB me 0.5 për paketën Combo dhe 1GB për katër paketat e tjera. Gjithashtu, paketa Gold pëson një rritje me 40 minuta ndërkombëtare.

Albtelecom njofton se duke filluar nga data 30 janar 2020, vlera minimale e rimbushjeve do të jetë 200 lekë. Nga krahasimi i paketave ekzistuese para këtij ndryshimi me paketat e reja vihet re një rritje në çmim me 200 lekë, si dhe një rritje e vlerës minimale të rimbushjes me 100 lekë (nga 100 në 200). Paketat e reja që ofron Albtelecom janë paketat Super 900 lekë, Super 1300 lekë, Super 1500 lekë, Gigastike 1500 dhe Super 2100 lekë. Sipas njoftimit të Albtelecom, në paketën Super 900 sasia e minutave, MB dhe SMS mbetet e pandryshuar. Paketa Super 1100 lekë që tani kushton Super 1300 lekë përmban 0,5 GB më shumë internet, Paketa Super 1500 përmban 1GB më tepër, Paketa Gigastike përmban 200 minuta kombëtare si dhe 1 GB më tepër; dhe Paketa Super 2100 e re ka 60 minuta ndërkombëtare plus dhe 2 GB më tepër.

Lexo edhe :  Reshje shiu e dëbore në pjesën më të madhe të vendit, temperaturat pësojnë rënie

Telekom Albania në faqen e saj të internetit ka njoftuar se duke filluar nga data 5 shkurt 2020 do të ofrojë paketat e reja standarde 30-ditore me parapagesë: Paketa S/M/L/XL/Electronic Beats/FIT 4000/FIT 7000. Gjithashtu, Telekom njofton klientët me parapagesë se duke filluar nga data 5 shkurt 2020, vlera minimale për një transaksion rimbushjeje do të jetë 200 lekë. Konkretisht, paketat e reja të ofruara janë: Paketa Simple 1000 lekë; Beats Xtreme 1600 lekë; Paketa Optimal 1400 lekë; Paketa Full 1600; Paketa Premium 2200 lelë; FIT 4000-1400 lekë; FIT 7000-1600 lekë. Nga krahasimi i këtyre paketave të reja me ato të vjetra vihet re një rritje prej 200 lekësh në çmim për të gjitha paketat. Paketa Optimal dhe Full kanë një rritje me 1 GB; Paketa Full një rritje me 1 GB dhe 200 minuta drejt rrjeteve fiks; Paketa Premium një rritje me 2 GB, 40 minuta ndërkombëtare plus, 500 min plus drejt rrjeteve fiks.

Gjetjet

“Vihet re që të tre operatorët celularë kanë hedhur në treg paketat e reja standarde 30-ditore me parapagesë me një rritje në çmim prej 200 lekësh, si dhe kanë rritur vlerën minimale për rimbushje me 100 lekë, nga 100 në 200 lekë, në periudhën kohore 30 janar – 11 shkurt 2020, sjellje e cila në kuptim të nenit 4, pika 1, germa (a) të ligjit nr. 9121, datë 28.7.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, i ndryshuar, mund të përbëjë një marrëveshje të ndaluar. Si përfundim, bazuar në nenin 44 të ligjit nr. 9121/2003, referuar sjelljes së ndërmarrjeve Vodafone Albania, Telekom Albania dhe Albtelecom në tregun me pakicë të shërbimeve celulare, vlerësojmë se jemi përpara një rasti urgjence për shkak të rrezikut të kryerjes së një dëmi të rëndë dhe të pariparueshëm për konkurrencën në këtë treg, pasi ka të ngjarë të ketë shkelje të nenit 4, pika 2, germa (a) të ligjit nr. 9121/2003”, – thuhet në njoftimin e Autoritetit të Konkurrencës.

Vendimi i Autoritetit të Konkurrencës

Autoriteti i Konkurrencës vendosi marrjen e masës së përkohshme si vijon:

  1. Ndërprerjen e menjëhershme dhe jo më vonë se 5 ditë nga njoftimi i këtij vendimi, të aplikimit të paketave të reja standarde 30-ditore me parapagesë, për ndërmarrjet Vodafone Albania, Telekom Albania dhe Albtelecom.
  2. Masa e përkohshme merret për një periudhë kohore deri në përfundim të procedurës hetimore.
  3. Në rast të moszbatimit të vendimit për masa të përkohshme të cituara në pikën (I) të këtij vendimi, ndërmarrjet Vodafone Albania, Telekom Albania dhe Albtelecom ndëshkohen me gjobë deri në 10% të xhiros vjetore për shkelje të rëndë të konkurrencës në zbatim të nenit 74, pika 1, germa b) të ligjit nr. 9121/2003.
  4. Në rast të moszbatimit të masave të përkohshme brenda afateve të përcaktuara në këtë vendim, Komisioni i Konkurrencës vendos gjoba periodike deri në 5% të xhiros mesatare ditore, derisa ndërmarrjet Vodafone Albania, Telekom Albania dhe Albtelecom të veprojnë në përputhje me vendimin për masat e përkohshme, në zbatim të nenit 76, pika 1, germa b) të ligjit nr. 9121/2003.

Hetimi i tregut

Autoriteti i Konkurrencës vendosi për hapjen e hetimit paraprak në tregun me pakicë të shërbimeve celulare. Hetimi paraprak të përfshijë periudhën kohore nga 1 nëntor 2019 deri në 31 mars 2020. Raporti i hetimit paraprak duhet të paraqitet në Komisionin e Konkurrencës jo më vonë se 2 muaj nga marrja e këtij vendimi./FJALA.al

Drejtori i “Konsumatorit”: AKEP, asnjë masë për rritjen e tarifave telefonike

Të fundit

Plani i ri i tatimeve për vitin 2025: Kë do të prekë aksioni antiinfomalitet?

Aksioni antiinfomalitet dhe përmirësimi i shërbimeve për tatimpaguesit janë dy nga prioritetet kryesore të administratës tatimore për vitin 2025. Në...

Katër ankesat më të shpeshta që gratë kanë për burrat e tyre

Studimet kanë treguar se ankesat që burrat dhe gratë ndajnë me këshilltarin ose psikoterapistin e tyre të martesës ndryshojnë sipas gjinisë. Por cilat janë ankesat më të zakonshme...

Norvegjia ndalon një anije të dyshuar për dëmtimin e kabllove nënujore

Policia norvegjeze njoftoi se ka ndaluar një anije vendëse por me ekuipazh rus, e cila dyshohet se është përfshirë në sabotimin e kabllove nënujore...

Punonjës pa kontrata dhe të pasiguruar, më shumë biznese u gjetën në shkelje gjatë 2024

Punonjës të pasiguruar, pa kontrata individuale por dhe mungesë të kushteve, janë këto shkeljet që Inspektorati i Punës ka konstatuar gjatë vitit 2024. Janë...

Disa rregulla të arta, si të manifestoni dëshirat tuaja

Po kërkoni ta provoni vetë manifestimin? Këtu janë hapat që ju propozojnë ekspertët për të provuar të shfaqni gjithçka që dëshironi, përfshirë paratë dhe...

Lajme të tjera

Web TV