“Boom-i” me lejet e ndërtimit, Bashkia e Tiranës merr 5.3 miliardë lekë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkia Tiranë arkëtoi rreth 5.3 miliardë lekë ose rreth 73.3% të të ardhurave totale nga taksa e ndikimit në infrastrukturë në 9 muajt e vitit 2019.  Rritja e të ardhurave nga kjo taksë është rreth 110.8% në terma vjetorë. Vlera e taksës shprehet si përqindje ndaj vlerës së investimit, 1% deri në 3% e vlerës së këtij investimi për gjithë Bashkitë dhe Komunat, përjashtimit për Bashkinë e Tiranës, kjo taksë është 2% deri 4% e vlerës së investimit. Investitori është subjekt i këtij tatimi. Të dhënat janë bërë të ditura në raportin e Instituti për Zhvillimin e Habitatit, publikuar në faqen zyrtarë të Ministrisë së Financave.

Ndërkohë bashkitë Memaliaj dhe Kuçovë rezultojnë të mos ketë gjeneruar të ardhura nga taksa e ndikimit në infrastrukturë për periudhën në analizë. Në bashkinë Lezhë, nga kjo taksë rezulton të jenë zgjeruar nga një nivel prej rreth 62.7 milionë lekë në rreth 368.6 milionë lekë gjatë periudhës në analizë dhe në bashkinë Durrës nga rreth 176.9 milionë në rreth 249 milionë lekë.

Të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja mesatarisht përfaqësojnë rreth 54.5% të të ardhurave nga taksat vendore. Për rreth 20% të bashkive, të ardhurat nga kjo taksë qëndrojnë mbi mesataren kombëtare. Ndërkohë, në rreth 13% të bashkive të ardhurat nga kjo taksë përfaqësojnë më pak se 10% të të ardhurave nga taksat vendore duke reflektuar deri diku edhe presionet më të ulëta zhvillimit.

Të ardhurat nga tarifat vendore regjistruan një nivel prej rreth 7.4 miliardë lekë, në rënie me rreth 0.9% në terma vjetorë. Kjo rënie u përcaktua nga tkurrja e të ardhurave nga tarifat vendore me rreth 7.7% në bashkinë Tiranë e cila mblodhi rreth 42.8% të të ardhurave totale nga tarifat vendore. Të ardhurat nga tarifat për shërbimet publike vendore shënuan një vlerë prej rreth 3.5 miliardë lekë, në rënie me rreth 6.8% në terma vjetorë . Rënia e të ardhurave nga tarifat u përcaktua nga ngushtimi i të ardhurave nga tarifat për të gjitha kategoritë e shërbimeve publike të konsideruara. Kryesisht, kahu i zhvillimeve për këtë kategori u diktua nga tkurrja e të ardhurave nga tarifa për mbledhjen dhe largimin e mbeturinave (tarifa e pastrimit) e cila zë dhe peshën më të madhe (rreth 88.4%)

Lexo edhe :  Rritet inflacioni krahasuar me një vit më parë! INSTAT: Ja si kanë lëvizur çmimet

Të ardhurat nga tarifa për zënien dhe përdorimin e hapësirës publike dhe të fasadave shënuan një vlerë prej rreth 1.1 miliardë lekë, në rritje me rreth 2.1% në terma vjetorë. Ndër kategoritë përbërëse, të hyrat nga zënia dhe përdorimi i hapësirave publike për bare dhe restorante dhe parkim, shënuan rritje me rreth 1.2 dhe 4.4% në terma vjetorë. Në të kundërt, përdorimi i hapësirave publike me qëllime reklamimi shënoi rënie me rreth 2.7% në terma vjetorë./Fjala.al/

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV