Ç’po ndodh me taksën ndaj Serbisë? Kosova përballë presionit SHBA-BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy herë me radhë brenda kësaj jave presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se Kosova duhet të heqë tarifat ndaj mallrave serbe, ndërsa Beogradi duhet të ndalë fushatën për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës, në mënyrë që të rifillojnë bisedimet ndërmjet të dyja palëve.

Në një letër urimi për kryeministrin e ri të Kosovës Albin Kurti me rastin e zgjedhjes së tij dhe një urim për presidentin Hashim Thaçi në përvjetorin e pavarësisë së Kosovës, presidenti Macron, tha se është i gatshëm për të organizuar një takim në Paris ndërmjet të dyja palëve, por për këtë duhet të hiqen tarifat ndaj mallrave serbe dhe Beogradi të heqë dorë nga fushata kundër pavarësisë së Kosovës.

Kërkesa e tillë ndaj të dyja palëve, tashmë e përsëritur edhe nga evropianët, është shtruar nga diplomacia amerikane e cila është vënë në përpjekje për të ripërtërirë procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë,

Të premten ambasadori Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi ndërmjetësoi nënshkrimin e një marrëveshjeje për linjën hekurudhore dhe autostradën që lidhë të dyja vendet.

Nënshkrimi i saj u bë në prani të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ndërsa disa orë më vonë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha nga Munihu se nënshkruesit e marrëveshjes nuk ishin të autorizuar nga qeveria e tij.

Por, brenda qeverisë së tij zërat ishin të ndryshëm. Marrëveshja u mbështet nga zyrtarë të koalicionit qeverisës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Për diplomatët amerikanë, marrëveshja Munihut është një përparim historik dhe të dyja palët duhet të shfrytëzojnë situatën e krijuar me ri angazhimin e administratës amerikane.

Bisedimet Kosovë – Serbi janë pezulluar që nga nëntori i vitit 2018, kur qeveria e Kosovës vendosi tarifat prej 100 për qind ndaj mallrave serbe në shenjë kundërshtimi ndaj qasjes së Beogradit ndaj shtetësisë së Kosovës. Beogradi kushtëzon vazhdimin e bisedimeve për normalizim marrëdhëniesh me Kosovës me heqjen e këtyre tarifave.

Lexo edhe :  Reagimi nga SHBA: Kosova nuk është partner i besueshëm

Kurti është zotuar ta bëj një gjë të tillë, por duke kushtëzuar heqjen e tarifave me vendosjen e masave të reciprocitetit të plotë më Serbinë. Ai ritheksoi një synim të tillë edhe gjatë debatit në një panel në kuadër të konferencës së Munihut ku ishte i pranishëm edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç, i cili tha më pas se “pati shkëmbime të rrepta” me kryeministrin Kurti.

Debati është zhvilluar me dyer të mbyllura, por në rrjetet sociale rrodhi një video ku kryeministri Kurti paraqet tri parime për vazhdimin e bisedimeve me Serbinë. Sipas tij nuk ka marrëveshje pa dialog, nuk ka dialog me harta dhe së fundmi pa presidentë rreth hartave, duke kritikuar kësisoj idetë që ishin hedhur në vitin 2018 nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe presidenti Serbisë Aleksandër Vuçiç për prekjen e kufijve në kuadër të procesit të normalizimit ndërmjet tyre.

Kryeministri Kurti kishte nxitur reagimin e presidentit serb gjatë debatit duke thënë se ndërsa 20 vjet më parë Kosova është çliruar nga pushtimi serb, tash është koha që Serbia të çlirohet nga Kosova.

Presidenti serb tha të shtunën se në Munih kishte mbrojtur autoritetin e Serbisë. “Ashtu sikundër bëra mbrëmë pas disa fjalëve të tmerrshme në një panel ku u tha se e kemi okupuar Kosovën,se kemi kryer krimet më të rënda dhe gjenocid”, tha ai.

Të hënë më 17 shkurt Kosova shënon 12 vjetorin e pavarësisë së saj që u shpall me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të Bashkimit Evropian, ndërsa kundërshtohet nga Serbia dhe aleatja e saj Rusia.

Por, të dyja palët synojnë integrimin në Bashkimin Evropian dhe kusht për këtë është normalizimi gjithëpërfshirës i marrëdhënieve ndërmjet tyre. /VOA/

Të fundit

Presidenti Begaj dekreton Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA për një mandat të dytë

Sot, në një ceremoni zyrtare, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, dekretoi Gjeneral Lejtnant Arben Kingji në...

T’i besojmë skemës së investimeve në bujqësi?

Fatos Çoçoli Nga data 30 korrik 2025, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka hapur aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve 2025 në bujqësi. Për herë...

Shqipëria, “Xhevahiri i Ballkanit” destinacioni më i mirë për një arratisje në bregdet

Maldivet janë një ëndërr për shumë pushues falë plazheve të tyre të pastra, ujërave të kaltra dhe temperaturave të ngrohta rreth 30 gradë Celsius,...

“Gjithkush me shumë pushtet”/ Shpërthen Braçe, ankesa publike për mbetjetet inerte

Përmes një postimi në Instagram, Braçe komenton situatën, denoncon dhe jep edhe pamjet e realitetit atje, ku ndër të tjera thekson se në Tiranë...

Drejtoria e Mbrojtjes jep alarmin: Këto 3 ditë priten temperatura ekstreme, bëni kujdes!

Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin apelon të gjithë qytetarët që të bëjnë kujdes tre ditët në vazhdim, pasi sipas raporteve,...

Lajme të tjera

Web TV