Instagram është njëri ndër aplikacionet që po ndihmon njerëzit për të reklamuar punët e tyre, por njëkohësisht edhe po i sëmur, sot askush nuk guxon të konsumoj ushqimin e tij pa e postuar më parë në Instagram. A është Instagrami një mashtrim i botës virtuale? Shumicën e rasteve po, shpesh herë postimet e njerëzve nuk përshtaten me jetën e tyre private. Nëse gjithçka do të ishte si në Instagram atëherë do të ishim të gjithë të lumtur.
Sot përdorues të Instagramit nuk njohin limit për postimet e tyre tashmë është një garë e cila nuk ka fund. Shumë të rinj nuk mund të jetojnë pa Instagram madje zhgënjehen kur shikojnë fotografit e personazheve të njohur që udhëtojnë në mbarë botën dhe ata ende nuk kanë shkuar atje me qëllimin për të publikuar një foto. Mirëpo e gjith kjo situat nuk është normale. por mund të quhet një sëmundje.
Kush qëndron prapa këtij aplikacioni që ka ndikuar aq shumë në jetën virutale të njerëzve?
Aplikacioni instagram, ishte krijuar nga dy shokë: Kevin Systrom dhe Mike Krieger, në tetor të vitit 2010. Vetëm pas dy vjetësh instagrami kishte filluar të bënte bujë me 100 milionë përdorues aktivë, për t’i trefishuar më pas në dhjetor të vitit 2014, ku numri i njerëzve që kishin instagram shkoi deri në 300 milionë.
Puna për krijimin e instagramit kishte nisur në San Francisco në Amerikë, kur dy krijuesit kishin vendosur që ta titullonin aplikacionin e tyre instagram nga dy fjalë: Instant kamera dhe telegram – pra telegram përmes kamerës.