Rama: Shengeni rajonal, spunto nga BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama tha se Shengeni Ballkanik do të vlerësohet në të ardhmen nga BE-ja.

Rama theksoi se Shengeni Ballkanik bie në parim me katër shtyllat e BE por thotë se duhet durim pasi ngatërrestarët nuk janë vetëm në Ballkan por edhe në Europë.

Në një prononcim për mediat nga Brukseli, Rama e vuri theksin tek tre çështjet kryesore.

Së pari konferenca e donatorëve, gjë që sipas tij ka qenë më e rëndësishme

Së dyti, vlerësimi i KE-së, për të cilën Rama theksoi se ka qenë dhe vijon të jetë pozitiv, ku nuk la pa përmendur edhe paketën Anti-KÇK, për të cilën tha se pret që të vlerësohet dhe të merret për bazë nga KE për vlerësimin përfundimtar.

Duke u ndalur tek shengeni ballkanik, kreu i qeverisë bëri me dije se është i bindur se do të marrë mbështetjen e BE-së.

“Jam i fokusuar tek ajo që duhet të jetë kurorëzimi i një përpjekje të gjatë dhe intesite, tek konferenca e donatorëve. Unë kam thënë që pavarësisht se çfarë do të vendosin miqtë tanë Europianë, është mirë që të thonë plotësisht të vërtetën dhe të mos mbetet topi  në dorën tonë. Ka rëndësi që ka një dakordësi për metodologjinë e re, ka një përpjekje për një proces të rilindur të zgjerimit përmes një ecurie të vendeve kandidate, jo vetëm mbi bazën e deri sotme, por edhe mbështetjes sa i përket aspekteve financiare. Kemi rënë dakord që o bëjmë një diskutim të brendshëm me presidenten e KE-së, për të dalë në disa konkluzione solide deri në samitin e Zagrebit.

KE ka qenë pozitiv, do të jetë se s’ka si të jetë ndryshe, për aq kohë sa Shqipëria i ka bërë detyrat. Pres që nisma jonë e fundit të gjejë vendin e merituar në vlerësimin e KE-së për Shqipërinë. E përsërisë që ne e bëjmë për vendin tonë. Kemi diskutuar për bashkëpunimin rajonal, jam i bindur që më herët se vonë, BE dhe KE do ta mbështesin këtë vizion se s’ka si të ndodh ndryshe se merr spunton nga BE. Do na duhet të kemi pak durim. Jo vetëm që do e mbështesë fuqimisht, por vendet do të vlerësohen edhe për kapacitetet për të jetësuar hapësirën europiane brenda Shengenit rajonal”, tha Rama.

Lexo edhe :  Tedi Blushi dhe Flamur Noka flasin kokë më kokë, çfarë po gatuan opozita për në shtator?

 

Të fundit

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë...

Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Nanda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas përgjimeve të publikuara...

Mali i Zi i befason të gjithë: rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”. Kështu e përshkruan Milloshi...

Pse milionerët po dynden drejt Dubait?

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave mbi të ardhurat dhe...

Policia Kufitare bllokon 26 mjete lundruese nga Komani në Ksamil

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Gjatë kësaj jave,...

Lajme të tjera

Web TV