Atentati ndaj Inez Hajrulla, Italia vendos se kur do ekstradohet Dautaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Italia ka vendosur që të ekstradojë Gentian Dautajn në Shqipërë, por jo pa vuajtur më parë dënimin e dhënë nga gjykata e Arrezos.

Dautaj është njëri nga autorët e dyshuar për tentativën e vrasjes së Inez Hajrullajt më 10 maj të 2019-ës në qytetin e Vlorës, por sipas gjykatës italiane përpara se të sillet në Shqipëri ai duhet të vuaj dënimin prej 1 viti e 8 muajsh burgim.

Ai akuzohet në Itali për veprën penale të “Vjedhjes me armë”, ndërsa dënimi i tij është bërë publik nga prokurori i çështjes i cili përfaqësonte kërkesën e prokurorisë së Vlorës, për ekstradimin e Dautaj në Shqipëri.

Para 2 javësh në Shqipëri u ekstradua nga Italia, Igli Memaj, i cili momentalisht ndodhet në masën e sigurisë “arrest në burg”.

Dautaj dyshohet se së bashku me Memaj dhe Fatmir Hysenin të jenë qitësit kryesorë, të cilët tentuan të ekzekutonin Inez Hajrulla dhe disa nga shokët e tij. Tre personat, Fatmir Hyseni ose Elidon Musaj, që njihet ndryshe me nofkën “Doqia”,Gentian Dauti (Zoto) dhe Igli Memaj “Sulitoti” janë të dyshuarit kryesor të prokurorisë së Vlorës.

Hyseni është shpallur në kërkim për këtë ngjarje, por edhe për vrasjen në Tiranë të ish-efektivit të policisë, Santiago Malko, ndërsa dy bashkëpunëtorët e tij Igli Memaj dhe Gentian Dauti janë arrestuar në Itali.

Nga njoftimet e policisë dhe prokurorisë së Vlorës mësohet se nëntë personat që kanë marrë pjesë në atentatin ndaj Hajrullës dhe miqve të tij, janë Fatmir Hyseni, “Doqia”, Daut Elmazi, nipi i Armando Sulejmanit “Çipurit”, Igli Memaj, Gentian Dauti, Serxho Ademi, Albano Goxhaj, Dejvison Serjani, Ardjan Ahmeti dhe Xheladin Merko.  Ndërkohë, për këtë ngjarje vijojnë të jenë në kërkim Fatmir Hyseni dhe Serxho Ademi

Lexo edhe :  Emri/ Emërohet Shefi i ri i Komisariatit të Policisë së Kufitarit dhe Migracionit Sarandë

Atentati në  “Oslo” dyshohet të jetë si pasojë e përplasjeve mes grupeve në Vlorë dhe kjo ngjarje, për policinë dhe prokurorinë ka lidhje me atentatin e 17 shkurtit 2019, ku u tentua të ekzekutohej me 78 plumba Armando Sulejmani “Çipuri”, por në të mbetën të vdekur kunati i tij Resti Rexho dhe Arjan Hasanaj. Ndërsa, vetë  “Çipuri” mbeti i plagosur lehtë dhe më pas u arrestua nga policia, për akuzën e “mbajtjes pa lejë të armëve”./Fjala.al/

Të fundit

Egli Tako reagon për herë të parë pas daljes nga “Big Brother”

Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”, Egli Tako, ka reaguar përmes një mesazhi emocional në rrjetet sociale. Në një postim të ndarë me...

Ekskluzive/ Policia kriminale shqiptare zbarkon në Londër, zbulohet arsyeja

Fuqizimi ndër vite i grupeve shqiptare të krimit të organizuar shton shqetësimin e autoritetet britanike. Të vetëdijshëm se këtë betejë nuk e fitojmë të vetëm...

Ukraina ka nevojë për të gjitha armët që mund të dërgojmë

Shtetet anëtare duhet të ndalojnë grindjet për çështje të parëndësishme – dhe një qëndrim më i vendosur kundër shteteve që promovojnë axhendën e Putinit...

U hetua për shpërdorim detyre/ GJKKO pushon çështjen për kryetarin e Bashkisë Lezhë

TIRANË- Gjykata e posaçme  pranoi kërkesën e SPAK dhe pushoi çështjen ndaj kryetarit te bashkisë se Lezhës Pjerin Ndreu, i cili u hetua për veprën...

Lajme të tjera

Web TV