Kurti homazhe te varri i Rugovës: Vlerësojmë angazhimin për liri e pavarësi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani kanë bërë homazhe dhe vënë kurora lulesh te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova. Kryeministri Kurti me këtë rast ka thënë se sot teksa shënojmë 12-vjetorin e pavarësisë, kujtojmë presidentin e parë të Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova.

“Si kryeministër i Republikës së Kosovës sot teksa shënojmë dhe festojmë përvjetorin e 12 të shpalljes së pavarësisë, kujtojmë presidentin e parë të Republikës së Kosovës dr. Ibrahim Rugova i cili u zgjodh nga populli. Ibrahim Rugova po ashtu ishte presidenti i parë në Kosovën e çliruar. Në një ditë si kjo vlerësojmë përpjekjen institucionale dhe angazhimin politik për liri e pavarësi. U preftë në liri dhe paqe”, tha Kurti.

Kjo ishte hera e parë që Kurti bëri homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova. Pas kësaj, Kurti dhe Osmani kanë bërë homazhe edhe te varri i veprimtarit të shquar Adem Demaçi.

Të fundit

Zelensky: 10 të vdekur nga sulmet ruse, Putini po poshtëron paqen

“Makina e luftës ruse vazhdon të shkatërrojë jetë, pavarësisht gjithçkaje. Putini do të kryejë vrasje demonstrative dhe cinike për...

Rama: Një tjetër ‘mur kinez’ ra, për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0

Vijon në të gjithë vendin puna për lirimin e hapësirave publike nga subjektet që kanë zaptuar trotuaret. Lirimi i hapësirave publike është pjesë e...

Napoli merr masa pas dëmtimit të Lukakut, piketon sulmuesin e ri

Napoli merr masa pas dëmtimit të Romelu Lukakut. Lëndimi i sulmuesit belg, që do ta detyrojë të qëndrojë jashtë fushave për një kohë të...

Kushtetuesja zbardh vendimin, pritet të rinisë seanca për konstituimin e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës publikoi pak minuta më parë aktgjykimin e plotë që pritet t'i hapë rrugë konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Tashme pritet...

Sulmi ndaj produktit vendas, ku është shteti?

Në Shqipëri, çdo herë që bujqësia dhe blegtoria ngrenë kokë, mediat e paguara nxjerrin “skandale” të rreme. Mjafton një lajm i fabrikuar, një video...

Lajme të tjera

Web TV