Raporti, paga vjetore mesatare u rrit me vetëm 4.3 %

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rritja vjetore e pagës mesatare në ekonomi rezultoi rreth 4.3% në tre tremujorët e parë të vitit 2019. E deflatuar për inflacionin, paga mesatare u rrit me 2.9%. Rritja e pagës minimale dhe rritja e pagave për punonjësit në segmente të caktuara të sektorit publik ndikuan në ecurinë e pagës në kahun rritës, veçanërisht, gjatë gjysmës së parë të vitit 2019. Të dhënat janë publikuar në programit të reformave ekonomike 2020–2022. Kostot e punës për njësi u rritën me 1.5% në terma vjetorë në tremujorin e tretë të vitit 2019 nga 1.2% në tremujorin e dytë. Kjo, kryesisht për shkak të prirjes lehtësisht në rritje të treguesit të pagës mesatare reale për aktivitetet e mbuluara nga statistikat afatshkurtra. Produktiviteti i punës mbetet i ulët, pothuajse i pandryshuar nga një vit më parë.

Treguesit e tregut të punës vazhdojnë të shfaqin zhvillime pozitive gjatë tre tremujorëve të parë të vitit 2019. Shkalla e papunësisë ra në 11.4% në tremujorin e tretë të vitit 2019, që përfaqëson edhe nivelin e saj më të ulët historik. Kjo prirje u drejtua në një masë të madhe nga rritja e punësimit. Sipas të dhënave të Anketës së Forcave të Punës, punësimi u rrit mesatarisht me 2.7% në terma vjetorë në tre tremujorët e parë të vitit 2019. Kontributi më i lartë në rritjen e punësimit i atribuohet sektorit të shërbimeve.

Dinamika tremujore e inflacionit total erdhi në rënie nga 1.6% në tremujorin e parë, 1.4% në tremujorin e dytë dhe të tretë dhe 1.3% në tremujorin e fundit të vitit. Pavarësisht prirjes rënëse të inflacionit total, komponenti i inflacionit bazë ka ardhur në rritje gjatë vitit 2019, nga 0.4% në tremujorin e parë në 0.8% në tremujorin e fundit të vitit 2019. Gjithsesi, inflacioni bazë mbetet poshtë prirjes historike dhe më poshtë se niveli i vitit 2018. Normat e ulëta të inflacioni reflektojnë presionet e dobëta të gjeneruara nga hendeku negativ i prodhimit dhe rritjen e ngadaltë të kostove në ekonomi. Gjithashtu, presionet nga inflacioni i importuar mbeten ende të dobëta, të ndikuara, si nga rritja modeste e çmimeve të huaja, ashtu dhe nga efekti i mbiçmimit të kursit të këmbimit. Megjithatë, ndikimi rënës nga mbiçmimi i kursit të këmbimit ishte më i zbutur, duke reflektuar stabilizimin e tij gjatë vitit 2019. Njëkohësisht, inflacioni u ndikua nga kontribute të ulëta nga çmimet e qirasë dhe nga kategoria e mallrave me çmime të administruara, kryesisht për arsye të efektit të lartë të bazës krahasuese me vjet.

Të fundit

Plagosi nënën me thikë, gjykata vendos shtrim në spital psikiatrik për 25- vjeçarin

Gjykata e shkallës së parë në Dibër ka pranuar kërkesën dhe ka vlerësuar si të ligjshëm arrestin në flagrancë...

Çfarë po ndodh me Euron? Monedha europiane ‘fundoset’më tej

Kursi i këmbimit të Euros po vijon rënien në ditët e para të muajit gusht dhe ka prekur rekorde të reja historike. Sipas kursit...

Nga partia te “non grata”, si ndryshoi kontrata e lobimit të PD në SHBA

Lidhja e kontratës së lobimit të Partisë Demokratike në SHBA ishte një moment që në fushatën për parlamentaret e 11 majit, Sali Berisha u...

Neymar synon pjesëmarrjen në Botërorin 2026, sulmuesi brazilian shkëlqen me Santosin

Neymar dëshiron ende që të kontribuojë për Brazilin. Sulmuesi i njohur, i dërgoi një mesazh mjaft të qartë trajnerit Ancelotti, menjëherë pas ndeshjes që...

Specialist i shquar i naftës dhe Doktor Shkencash, Arqile Pipa ndërron jetë në Amerikë

Arqile Pipa, një nga specialistët shqiptar më të dalluar të naftës dhe gazit, ka ndërruar jetë në moshën 72 vjeçare në Amerikë. Lajmin e...

Lajme të tjera

Web TV