Si u kap grabitësi serial nga punonjësja e argjendarisë në Elbasan(video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zbulohet shkaku që çoi në pranga autorin e grabitjeve të dhunshme. Nuk paska qenë policia dhe as e dashura e tij që është mbajtur nën vëzhgim por ka qenë gruaja që gjendej në dyqanin e argjendarisë në Elbasan që ka mundësuar rrëmbimin e armës së autorit. Janë pamjet filmike që kanë zbardh të vërtetën e kësaj historie, që as nëpër filma nuk mund të realizohet, ndërsa saktësohet se ka qenë vetë zonja e dyqanit që ka dhënë detaje mbi personin e rrezikshëm që kishte hyrë me shumë delikatesë për të kryer grabitjen e sendeve të floririt.

Policia arrestoi të shtunën në mbrëmje Astrit Thaçin si personin e dyshuar për grabitjen e argjendarisë në lagjen “Aqif Pasha” në Elbasan. i u kap pas disa grabitjeve të kryera duke vënë në alarm policinë. Abc news ka siguruar videon e kamerave të sigurisë së Argjendarisë së shtetases A.B që ndodhej brenda në momentin e ngjarjes. Siç duket nga pamjet Astrit Thaçi i veshur me xhup të zi, pantallona të zeza, atlete të bardha dhe një pulovër të kuqe, hyn si blerës normal në argjendari. Ai përshëndet pronaren e argjendarisë dhe i kërkon të provojë një unazë.

Pasi ka provuar disa, Thaçi nxjerr pistoletën nga brezi dhe i kërkon që të mos lëvizë, ndërsa ajo tenton të largohet. Pasi mendon se ka neutralizuar gruan, Thaçi fillon të marrë orenditë e arit që gjenden në banak duke i futur nëpër xhepa, por pikërisht këtu bën diçka që do t’i kushtojë shumë. Ndërkohë që Astrit Thaçi fut bizhuteritë e arit në xhepa le në mënyrë të pakujdesshme pistoletën në banak. Këtë rast e shfrytëzon shumë mirë gruaja, e cila ia merr pistoletën dhe largohet nga dyqani u  ndjekur me vrap nga Astrit Thaçi me vrap. n.k/Fjala.al/

Lexo edhe :  Rama rrëfen për median gjermane dhunën ndaj tij në ’97/ Ishte tentativë vrasje

 

Të fundit

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si...

Zbulohet plani i Rusisë për të goditur Japoninë

Analistët ushtarakë rusë kanë shqyrtuar mundësi të mundshme për sulme me raketa ndaj Japonisë, duke përdorur një fushatë të detajuar shumëfazore që synon neutralizimin...

6 të vdekur nga uria në Gaza në 24 orët e fundit

Gjashtë persona të tjerë kanë vdekur në Rripin e Gazës nga uria dhe kequshqyerja në 24 orët e fundit, njoftoi të dielën ministria e...

Papa Leoni: Ne jemi me të rinjtë e Gazës dhe Ukrainës

Në përfundim të Meshës përmbyllëse të Jubileut të Rinisë, Papa Leoni kujtoi të rinjtë e Gazës, Ukrainës dhe të vendeve të tjera në luftë,...

Kush është Flodian Plaku? U kap me dy armë me vete

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me RENEA-n dhe Forcat e Posaçme Operacionale kanë arrestuar sot në Orikum një nga personat më të kërkuar të...

Lajme të tjera

Web TV