VIDEO/ Zbulohet bunkeri i kartelit të drogës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Disa video të publikuara tregojnë një bunker të fortifikuar të kartelit të drogës, i cili u gjet nga policët në Meksikë pas një beteje të përgjakshme me armë – pas së cilës supozohet se grupet rivale i kishin vënë edhe zjarrin.

Sipas medieve të huaja, oficerët e Mbrojtjes Kombëtare ishin duke patrulluar zonën e Reynosa në shtetin verior meksikan të Tamaulipas kur gjetën bunkerin.

Në video shihet policia duke zbritur në një shteg të largët dhe më pas i afrohet një ndërtese të varrosur pjesërisht, e nxirë me blozë.

Oficerët, të veshur me kamuflazh dhe të armatosur rëndë, hyjnë me kujdes në bunker dhe hasen në një makinë të djegur e bërë vrima-vrima.


Siç bëhet e ditur, asnjë gjurmë njerëzore nuk është gjetur deri më tani përkundër dhunës së dukshme që ka ndodhur.

Objekti i dyshuar kriminal thuhet se u sigurua nga një derë çeliku dhe është i gjatë 70 metra, gjerësi 6 metra, si dhe lartësi 2.5 metra – dhe kishte një pus uji dhe një rezervë masive municioni, sipas mediave lokale.

Si rezultat, zona rurale tani është qendra e një hetimi pasi policia përpiqet të bashkojë copëzat e asaj që ka ndodhur, ndërsa automjeti i djegur është marrë nga autoritetet për analiza, sipas mediave lokale.

Ndërkohë, policët do të ruajnë objektin ndërsa hetimi vazhdon. Mediat thonë se hapësirat në afërsi kontrollohen nga organizatat kriminale me “Gulf Cartel” që konsiderohen më të spikatur në rajon.

Lexo edhe :  Mesazhi i fundit i gazetarit të Al Jazeera-s që u vra nga izraelitët

Karteli gjithashtu është i famshëm për kontrabandën e drogës, si dhe terrorizimin e njerëzve përmes rrëmbimeve dhe zhvatjes, trafikimit të qenieve njerëzore, vjedhjeve, kontrabandës së armëve dhe prostitucionit. Aktualisht është e paqartë nëse bunkeri i përkiste “Gulf Cartel”, i cili është në luftë me “Kartelin e Gjeneratës së Re Jalisco” dhe “Cartel del Noreste”.

Të fundit

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Lajme të tjera

Web TV