Basha kërkon rrotacion politik, por vetëm me mjete demokratike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i PD-së, Lulzim Basha tha se Rilindja po bën një grusht shteti. Në vazhdën e denoncimeve.

Në një prononcim për mediat, kryedemokrati Basha u shpreh me tone të larta se objektivi i kryeministrit Rama është kapja e Gjykatës Kushtetuese.

“Rama i ka bërë hesapet gabim”, tha më tej Basha, ndërsa foli edhe për takimin e mbajtur sot me Kreun e Shtetit, Ilir Meta.

“Presidenti i Republikës më ka njohur me të tjera fakte dhe prova tronditëse, të përfshirjes së personave të maxhorancës në Gjykatën Kushtetuese. Kapja e Kushtetueses është objektiv i Ramës. Atij i duhet për të mbrojtur kriminelët, dhe për të mbrojtur pushtetin e paligjshëm”, deklaroi Basha.

Ndër të tjera ai theksoi se rrotacioni i pushteteve është i pashmangshëm, por që kjo do arrihet me zgjedhje dhe me votën e shqiptarëve.

“Nuk do ketë forcë mbi tokë ta ndalë rrotacionin, ardhjen në pushtet të opozitës së bashkuar me votën e qytetarëve. Detyra jonë është ti bashkojmë qytetarët dhe për këtë po punojmë në disa rrafshe.

Nuk ka forcë mbi këtë dhe që të ndalë rrotacionin, i ka bërë hesapet gabim Edi Rama. Ia kam thënë para një muaji. Unë po bëj gjithçka që kjo të përfundojë me mjete politike për hir të stabilitetit, duhet që kjo të vijë pa kosto. Do bëj gjithçka që kjo të vijë me kosto të vogël për shqiptarët”.

Presidenti Ilir Meta ka depozituar sot një padi shtesë për kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvoranin. Në një reagim në Facebook, teksa ka publikuar dhe kallëzimin shtesë që e ka dorëzuar në SPAK, Meta shkruan se prova të reja do dalin në dritë shumë shpejt.

Të fundit

Vajza shpërthen në lot në vendin ku u vra nëna: Babai ishte xheloz

Mariola Nakoleci, 36 vjeçe dhe nënë e katër fëmijëve, është vrarë nga bashkëshorti i saj në zonën e Volosit...

“Në Shqipëri ka qenë me kartelë”, flet daja i autorit të krimit tronditës në Greqi

Daja i autorit të krimit të rëndë në Volos të Greqisë, i bën thirrje nipit të tij Pandeli Nakoleci që të dorëzohet në polici. Ai...

Eberechi Eze transferohet tek Arsenali për 65 milionë euro

Arsenali ka siguruar një nga transferimet më të bujshme të merkatos verore. Crystal Palace ka pranuar ofertën prej 65 milionë eurosh për Eberechi Eze,...

Videoja pas ngjarjes në Volos: vajza shqiptare sheh gjakun e nënës në shtëpi

Mediat greke kanë publikuar momentin kur vajza e 36-vjeçares shqiptare Marjeta Nikoleci, e cila u vra mbrëmjen e djeshme në Volos të Greqisë nga...

SPAK: Po hetojmë tre deputetë dhe një ish-ministër

Tre deputetë në detyrë, një ish-deputet dhe një ish-ministër janë në mesin e personave që po hetohen nga Prokuroria e Posaçme, mes 14 zyrtarëve...

Lajme të tjera

Web TV