Dortmund-PSG, dy sulmet më efektive në botë përballë njëri-tjetrit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbrëmjen e sotme do të rikthehet kampionati më i madh i klubeve, Champions League, ku të dyja takimet që do të luhen janë nga më të mirat e mundshme.

Liverpooli udhëton te Atletico Madridi, ndërsa Paris Saint-Germain do të jetë në udhëtim te Borussia Dortmund. Ndeshja e fundit po cilësohet si ndeshje e sulmuesve dhe golave.

Në Gjermani sensacion po konsiderohet Erling Haaland, ku në krahë do të ketë Jadon Sanchon dhe Marco Reusin. Në anën tjetër janë Mauro Icardi në qendër të sulmit, me Kylian Mbappe dhe Neymar në krahë. Por cila nga këto dy treshe është më mirë statistikisht?

Në këtë fazë ka pak dyshim se Mbappe është sulmuesi më i mirë në planet, ai ka shënuar 24 herë dhe ka dhënë 11 asistime në këtë sezon. Në anën tjetër, Haaland ka shënuar një gol çdo 34 minuta sa ka qenë në fushë raporton “Telegrafi”.

Ish ylli i Red Bull Salzburgut ka shënuar tetë gola në këtë fillim viti, duke shndërruar 61.5 për qind të goditjeve në gol.

Për PSG, Icardi dhe Neymar, po ashtu kanë shënuar, me 18 gola për argjentinasin dhe 15 për brazilianin. Ndërsa te Dortmund, Sancho ka 15 gola, ndërsa asi veteran, Reus, kanë shtuar 12.

Ajo që bie në sy është se Sancho ka shtuar 16 asistime, që do të thotë se ai është përfshirë në 31 gola këtë sezon. Me këto dy shifra, këto dy sulme pritet që të na dhurojnë spektakël në këto dy ndeshje.

Të fundit

Temperatura përvëluese/ Vendi shënon rekord vdekjesh nga i nxehti ekstrem

Muajt e korrikut dhe gushtit në Portugali u karakterizuan nga paralajmërime të shumta për temperatura të larta që përkuan...

1973 – Kriza e pengjeve në Stokholm dhe lindja e Sindromës së Stokholmit

Më 23 gusht 1973, një ngjarje e pazakontë ndodhi në qytetin e Stokholmit, kryeqyteti i Suedisë, që më vonë do të bëhej baza për...

Rusia goditi një fabrikë amerikane në Ukrainë, reagon Trump: Jam i pakënaqur

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të premten se ishte i pakënaqur që Rusia kishte goditur një fabrikë amerikane në Ukrainë dhe në përgjithësi se...

“Berisha duhet ta vazhdojë betejën në Parlament”, Doris Pack mesazh për opozitën

Ish-eurodeputetja Doris Pack, ka komentuar në News24 situatën politike në Shqipëri, ku theksoi se opozita duhet të vazhdojë betejën e saj edhe në Parlament,...

Çfarë është festa e Tomorrit!

Festa e Malit të Tomorrit është ngjarja më e madhe fetare e bektashinjve dhe një nga pelegrinazhet më të rëndësishme shpirtërore në Shqipëri. Ajo...

Lajme të tjera

Web TV