Ish-kryeministri grek, Aleksis Tsipras, ka folur mbi domosdoshmërinë e vendimit pro për hapjen e negociatave me Shqipërinë, duke theksuar rëndësinë e plotësimit të detyrimeve ndaj minoritetit grek, nga pala shqiptare.
Tsipras tha sot në Paris se zgjerimi lejon dhe thellësimin, e dy procedurave që kanë ecur historikisht, nga vitet e para të BE-së, kur kishte një vizion aspirant për të ardhmen.
Fjalimi i Aleksis Tsipras kishte katër aspekte kulminante për të ardhmen europiane të Shqipërisë e Maqedonisë Veriore.
“BE nuk mund të ketë rol gjeopolitik ndërkombëtar dinamik nëse nuk aplikon një strategji të besueshme në rajonin e saj, duke mbështetur plotësisht Marrëveshjen e Prespës. Periudha pas ngrirjes së procesit të integrimit të vendeve Ballkanike, në vitin 2014, shkaktoi destabilizim në rajon dhe fuqizimin e fuqive të treta në dëm të BE-së.
Duhet shfrytëzuar dinamika e Marrëveshjes së Prespës, që ngjalli një tjetër impakt në Shqipëri dhe në dialogun me Kosovën, ndryshe BE do të përballet me situata shumë më problematike, destabilizimin e rajonit, ndërsa do të shtohen ndjeshëm emigrantët e Ballkanit Perëndimor në Europë.
Kohezioni i BE-së dhe procedurat integruese rezultative amplifikohen me fuqizimin e metodologjisë, sipas propozimeve zyrtare të BE-së, bazuar në vlerat dhe parimet europiane për një Europë më sociale, jo me pezullimin e integrimit.
BE duhet të mbështesë liderët dhe popujt e rajonit, sidomos kur janë të gatshëm të marrin vendime të guximshme e të zbatojnë reformat, në rast të kundërt thjesht ofrojmë hapësirë e justifikueshme për nacionalizmin dhe autoritarizmin”, ka deklaruar Tsipras.