1.3 ton kokainë/Arrestohen 3 persona. Droga vinte nga Amerika Latine, dhe do shkonte në…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një megaoperacion policior është realizuar nga policia e Maqedonisë së Veriut në koordinim me Policinë Italiane, në fshatin Krushopek të Komunës së Sarajit, ku sekuestroi 1.3 ton kokainë.

Droga është gjetur në një magazinë por ende nuk dihet se si ka përfunduar në atë vend 1.3 ton kokainë. Sipas mediave në Maqedoni, thuhet se kokaina fillimisht ka ardhur nga Amerika Latine  në Bar  të Malit të  Zi.

Më pas ka hyrë në qytetin e Shkodrës dhe më pas ka dalë nga Qafë-Thana për në Maqedoni. Kokaina  duhej të shkonte në Koper të Sllovenisë por deri më tani nuk bëhen të ditura arsyet që kanë ndryshuar destinacionin e drogës, duke përfunduar Krushopek të Komunës së Sarajit në Maqedoni.

Mediat maqedonase bëjnë me dije se si pasojë e aksionit kanë rënë në pranga të paktën 3 persona, 2 shoferë dhe 1 magazinier që punonin në magazinën e frutave ku u gjet edhe droga.Aksionin e konfirmoi më herët edhe vetë ministri i Punëve të Brendshme Naqe Çulev, i cili në rrjetin social Facebook ka shkruar se “Ministria e Punëve të Brendshme është duke ndërmarrë një gamë të gjerë të masave dhe aktiviteteve operative.

Më udhëzimin e Prokurorit Publik dhe me urdhër të gjykatësit të procedurës paraprake, bëhen kërkime në zonën e fshatit Krushopek afër Shkupit për trafikim ilegal të drogës. I gjithë kapacitet i MPB-së është vendosur në mbrojtjen dhe sigurinë e shtetit.

Ka kaluar koha kur udhëheqësia e lartë e MPB-së kanë bashkëpunuar dhe kanë mbështetet strukturat kriminale të vendit. Ne do të njoftojmë më shumë informacion për publikun gjatë ditës së nesërme”, ka shkruar Çulev në Facebook.

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV