Arilena Ara tregon si do të shfaqet në Eurovizion

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtarja e njohur shqiptare, Arilena Ara, do të ngjitet në skenën e Eurovisionit, në natën e dytë të festivalit që do të mbahet më 14 maj.Ajo do të performojë e 18-ta me radhë, duke përfaqësuar Shqipërinë me këngën “Shaj”.Ndërkohë, në një intervistë për “Vizioni i Pasdites”, Arilena ka treguar gjuhën në të cilën do ta këndojë këngën e saj, e që në fakt është gjuha në të cilën kënga u krijua.

 

“Kënga do dalë shumë shpejt, por dua të them që meqenëse kënga u ndërtua në fillim në variantin anglisht, me një demo dhe me një tekst minimalist anglisht, ka një frymë shumë të ndryshme, shumë më e bukur nga “shaj”. Është në të njëjtin karakter dhe mezi po pres ta ndaj me ju sepse është një ndjesi tjetër, një fuqi tjetër, emocion tjetër”, ka treguar Arilena.E pyetur për ndonjë detaj shtesë rreth performancës, artistja nga Shkodra hezitoi të flasë shumë, duke zbuluar vetëm diçka nga koncepti i saj.

“Nuk mund të mos themi se kemi një ide për performancën, megjithatë nuk dua të flas shumë, por do them vetëm një gjë, do jem edhe në ajër edhe në tokë, kaq!”, ka treguar më tej ajo.

Të fundit

Kush është Kleana Xhuveli, “motra” e Adriatik Lapaj që mori mandatin e deputetes

Kleana Xhuveli ka marrë mandatin e vetëm të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në qarkun e Tiranës. Ajo ishte renditur...

Mori mandatin e Nismës Shqipëria Bëhet/ Kleana Xhuveli: Do përfaqësoj 80 mijë votues

Kleana Xhuveli e cila mori mandatin e Nismës Shqipëria Bëhet, thotë për Report Tv se nuk u fut në garë që të shkojë në...

Aksident në Korçë/ Makina përfundon me rrota përpjetë, plagoset çifti

Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure, në fshatin Dvoran të Korçës. Mjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar me rrota...

Regjimi Tango

Nga Fatbardh Kadilli Shkak u bë një shkrim fare kaps i një deputeti të opozitës. Nisi si një debat mbi arkitekturën mes meje dhe një...

Himarë/ U rrëzua ndërsa zbriste nga shkëmbi me litar, ndërron jetë turistja holandeze

Një ngjarje tragjike ka ndodhur paraditen e sotme në zonën turistike të njohur si “Gjiri i Filikur”, ku një shtetase holandeze ka humbur jetën...

Lajme të tjera

Web TV