“Do rindërtojmë gjithçka, vetëm PD-në se rindërtojmë dot”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka vizituar familjen e Naim Myftarit në shtëpinë e tyre të re menjëherë pas ardhjes nga Konferenca e Donatorëve.

Si në takimet e tjera, kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat, mes të cilave nuk u la pa përmendur edhe Partia Demokratike, duke qenë se dy nga familjarët kanë punuar më herët në Bashki gjatë kohës që drejtohej nga kryedemokrati Lulzim Basha.

Familja e Naim Myftarit  përbëhet nga 4 anëtarë dhe kanë hapur ditën e sotme dyert e shtëpisë së re krejtësisht me një pamje tjetër.

Banori: E ka qarë fare.
Inxhinieri: E kemi bërë pa kursyer fare.
Rama- Kryefamiljarit: Ta mbash mirë gruan se ti pa këtë je si shpia pas tërmetit, me këtë je si shpia e re. Ta mbash me shëndet.
Rama: Hall i madh, s’ka punë, s’ka punë. Me gjithë këtë rindërtim, problemi më i madh janë punëtorët. Duan punë në shtet se do rrogën pa punë.
Banori: E hoqi Luli nga puna
Rama: Nuk e hoqi Luli, se Luli në atë kohë ka qenë në gjumë
Banori: Në atë kohë ka qenë shumë keq
Banori: Veliaj është përgjigjur për gjysmë ore
Veliaj: Ne këtë punë kemi
Rama- inxhinierit: Nuk jemi duke lavdëruar ty tani, se lani një pjesë të shpirtit. Ua kthen puna, jeta. Mirë shumë ke bërë, se ne si me ty pa ty, do e kishim bërë. Boll e lavdëruar, se po të marrim mësysh.
Veliaj: Po reabilitojmë të gjithë lagjen. Kemi mbaruar me Saukun e vjetër.
Rama: Pak  nga pak, se nuk bëhen të gjitha përnjeherë. Kush i do përnjëherë, s’ka bo asgjë asnjëherë.
Rama: Ne do rindërtojmë gjithçka, atë parti nuk e ndërtojmë dot.
Rama: Pashë një ditë një video nga zoane Medresesë që ishte në vitin ‘9, nuk e besoja dot që e kam parë dhe e kam ndryshuar. Thoja ku kemi qenë. Dhe na thonë u betoniu. ka qenë tmerr, as fshat, as lagje asgjë. Ka qenë një pazar.
Veliaj: Doli Partia Demokratike duke mbrojtur çerdhen…
Rama- Veliaj: Do na lesh rehat, ç’e paske këtë me Partinë Demokratike
Banori: T’u bëhen kështu shtëpitë
Rama: Një për një do u bëhen. Të gjithë do hynë në shtëpi brenda vitit. Pastaj avash avash të tjetër, se këta të qytetit duan theme më të mëdha. Do i kenë shtëpitë “siç në ëndërr nuk i kanë parë”

Lexo edhe :  Darka private në Pallatin e Brigadave! Spiropali publikon fotot e pritjes së Macron,

 

Të fundit

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja renditja

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55...

Ja çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision

Kur një vend fiton Eurovisionin, nuk është thjesht një trofe i bukur që zbukuron zyrat e televizionit kombëtar. Fitorja sjell një sërë avantazhesh të...

Elisa Spiropali: Papa i Ri, ura dashurie dhe dialogu në kohë trazirash

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale me rastin e fillimit të Pontifikatit të Shenjtërisë së...

Pse ka më shumë vota të numëruara se sa vota në total? Shpjegon Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku u pyet nga gazetarja Greta...

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë...

Lajme të tjera

Web TV