Elon Musk “zhgënjehet” nga Bill Gates, ja arsyeja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elon Musk nuk ka reaguar mirë kur mori vesh se themeluesi I Microsoft, Bill Gates bleu një makinë Porsche dhe jo Tesla.

Ai ka postuar në Tëitter një fyerje kundrejt Bill Gates pasi ai u alarmua për faktin se Z. Gates kishte zgjedhur të blinte makinën sportive Taycan të Porsche-s me bateri.

Bosi i Tesla më pas u shpreh se ai ishte i zhgënjyer nga diskutimet me Bill Gates.

Z. Gates në të vërtetë në një intervistë, e lavdëroi makinën Tesla, duke thënë se “nëse do t’i duhej të emëronte një kompani që ndihmoi në uljen e emetimeve në atmosferë, është pikërisht Tesla.

Bill Gates u shpreh se ka akoma probleme me automjetet elektrike, siç është çmimi i lartë dhe masën e ankthit që na japin, pasi i lë shoferët e shqetësuar duke menduar se bateria e makinës mund të mbarojë nga një moment në tjetrin pa mundur t’i karikosh prapë.

Kjo nuk është vërejtja e parë që Musk bën. Ai ka “sulmuar” më parë edhe miliarderët e tjerë të teknologjisë. Ai në të kaluarën ka akuzuar themeluesin e Amazon, Jeff Bezos për kopjimin e një plani për të krijuar një satelit në internet, dhe shefin e Facebook Mark Zuckerberg mbi dështimin e tij për të kuptuar rrezikun e paraqitur nga inteligjenca artificiale./Fjala.al/Burimi:The Indipendent

Të fundit

Tetë orë në SPAK/ Veliaj: Dhashë kontributin tim për të vërtetën, unë sot nuk jam…

“Unë sot nuk jam as i akuzuar, por as në hetim. Dhash kontributin tim për të vërtetën”, kështu shprehet...

Luizi falenderon Kiarën: Më ke bërë bab dhe njeriun më të lumtur në botë (Video)

Nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagramit, fituesi i edicionit të dytë të ‘BBV’, Luiz Ejlli ka ndarë një video ku mes emocionesh...

Pas skandaleve dhe ofendimeve, Fjolla Morina dhe Fisnik Syla kthehen sërish bashkë?

Para pak kohësh Fjolla Morina ka ‘tronditur rrjetin’ me anë të një video live në Instagram. Këngëtarja ka akuzuar ish- partnerin e saj, Fisnik...

Ndryshimi i skemës së tarifimit për furrat e bukës/ OSHEE kontrolle në çdo subjekt

Furnizuesi i Shërbimit Universal ka përcaktuar procedurat që duhet të ndjekin furrat e bukës, që prodhojnë edhe produkte pastiçerie apo kanë ekspres dhe bar...

Ë N D R R A . E . M A M Ë S

Artan Shkreli vjet mbasi ndërroi jetë Gjergj Kastrioti, aty nga 1533-shi, doli në Augsburg të Gjermanisë libri i Marin Barletit me titull: "Des Allerstreytparsten und...

Lajme të tjera

Web TV