“Komunizmi, mëkat kombëtar”, Basha: Të gjejmë forcën dhe të pendohemi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

29 vite pas rrëzimit të shtatores së diktatorit Enver Hoxha në Tiranë, në Teatrin Kombëtar u organizua një aktivitet për të përkujtuar këtë ngjarje. I pranishëm në aktivitet, Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike, e konsideroi komunizimin një mëkat dhe padrejtësi kombëtare që shqiptarët ia bënë njëri-tjetrit.

Kryeopozitari Basha e konsideroi të domosdoshme një ndjesë të sinqertë dhe pendesë për mëkatet kombëtare, pasi në këtë mënyrë mund të gjejmë forcën për të realizuar ëndrrën e papërfunduar, Shqipërinë si gjithë Evropa.

“Pas lëvizjes së dhjetorit, për 2 muaj, natë pas nate, ditë pas dite, pasiguria dhe pezmi po na pushtonte, kur dukej se pak ose aspak po lëvizte. A ka kombi një shpirt? A ka populli një shpirt? A ka masa një shpirt? Po, ka shpirtin e më të guximshmit mes nesh. Ka shpirtin e më kurajozit mes nesh. Ka shpirtin e atij që shpresën e vet e ndez për të gjithë Shqipërinë, për të gjithë shoqërinë, për të gjithë kombin dhe bën që të ndizet në çdo zemër forca dhe kurajo që di të shkallmojë edhe forcën më të pathyeshme të diktaturës si 29 vite më parë. E çfarë është kjo para të cilës gjendemi sot, përveçse përmasa e papaguar e mëkatit tonë kombëtar. E mosreflektimit tonë deri në fund për padrejtësisë që përjetuam dhe që ushtruam ndaj bashkëqytetarëve tanë. Për faktin që shkelëm dhe përdhosëm krenarinë e tjetrit paditur se kështu do të përdhosnim edhe tonën. Mungesën e ndjesës së sinqertë për ata që sakrifikuan, burra dhe gra kurajoz, disidentë politikë, priftërinj dhe hoxhallarë, intelektualë dhe artistë. Por kur nuk është vonë të kërkojmë ndjesë dhe të pendohemi për mëkatet tona personale, për mëkatet tona kombëtare dhe t’i kërkojmë Zotit të na japi forcë dhe t’i tejkalojmë së bashku si komb i virtytit dhe i vlerave me këtë provë të qëndresës së vlerave, përqafojmë edhe ne atë destin që Perëndia na ka vënë përpara syve, destinin e vetëm të shqiptarëve: Shqipëria si Evropa”, u shpreh Lulzim Basha.

Lexo edhe :  Rama mbledh kryebashkiakët në Durrës, fokus në problematikat e sezonit turistik

Nga hapësira e Teatrit Kombëtar, Basha u shpreh në fund të fjalimit: “Le të betohemi së bashku se shpirtat tanë do të jenë bashkë deri në realizmin e qëllimit më fisnik që një komb mund të ketë, të sigurojë liri dhe dinjitet për fëmijët tanë.”

Të fundit

Kokalari: Disa pyetje që kërkojnë përgjigjie, për flokët e Ervin Salianjit

Ervin Salianji, gjatë kohës që ka qenë në burg, ka mbjellë flokët dhe ka rregulluar dhe hundën. Këto operacione kanë...

Tre javë me qira në Tiranë, ikin pa paguar/ Pronari: Turistët më shkatërruan shtëpinë!

“Ata e shkatërruan apartamentin tim dhe ikën pa paguar”. Kjo është historia e Eron Pulajt, një sipërmarrës shqiptar dhe pronar i disa apartamenteve në...

Elbasani digjet, Rama ‘përvëlon’ Llajtën: Bari te varrezat ka potencialin të bëhet kallam

Kryeministri Edi Rama ka shprehur kritika të forta për kryetarin e Bashkisë së Elabasnit në lidhje me zjarrin në varreza dhe problematikën e mbetjeve. “Bari...

Rama: Arkitektët që shkelin lejet e ndërtimit, humbasin licencën

“Në legjislacion do të forcohet roli i arkitektit dhe përgjegjësia e arkitektit, siç e ka gjithë bota. Arkitekt që bashkëpunojnë me ndërtuesit për të...

Ndërtimet pa leje në Theth, Fevziu: S’ka shans që dikush të ndërtojë pa e ditur policia

Gazetari Blendi Fevziu ka komentuar me tone të ashpra aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje ka nisur së fundmi në Theth. Në nisje të emisionit...

Lajme të tjera

Web TV