Largimi i mjekëve, Manastirliu: Fenomen normal

Gjatë ceremonisë së diplomimit të studentëve të mjekësisë, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu foli për fenomenin e largimit të mjekëve duke thënë se alarmimi në media është vetëm një anë e historisë, por ana tjetër e mirë është se vetëm në 2 vite janë punësuar 400 mjekë dhe 2200 infermierë.

“Ne do të vazhdojmë punën ku pas Paktit të Universitetit do të vijojmë me punësimin tuaj. Këtë e treguam me plot 79 mjekë të rinj që janë punësuar pak ditë më parë për të shërbyer në çdo cep të vendit.

Shumë prej jush kanë vendosur ta kryejnë kontributin e tyre këtu në venin e tyre.

Keni dëgjuar të alarmuar se po ikin mjekët, por lëvizja e njerëzve nuk është fenomen i turpshëm por një fenomen normal që ndodh kudo edhe në vende më të zhvilluara.

Po ashtu vetëm në dy vite janë punësuar 400 mjekë dhe 2100 infermiere që ofrojnë shërbimin e tyre në shëndetësi’, tha Manastirliu.