Mustafaj: Rama i ka kapur të gjitha, Ilir Meta do të shpëtojë demokracinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ministri i Jashtëm gjatë periudhës së qeverisë së ish-kryeministrit Berisha, Besnik Mustafaj thekson se kryeministri Rama ka kapur të gjitha institucionet në vend dhe tani po kërkon të urzurpojë edhe Gjykatën Kushtetuse. Për këtë arsye, sipas tij, alarmi që ka ngritur presidenti Ilir Meta është i përligjur.

Në një realitet si ky i joni kur praktikisht qeveria ka kapur të gjithë pushtetin pavarësisht formës legale që ka reforma në drejtësi, fakt është që nëpërmjet njerëzve që kanë shkuar në këto institucione qeveria dhe Rama e kanë kapur drejtësinë.

Parlamenti dihet që është i komanduar prej tij, ekzekutivin e ka me mandat elektoral, atëherë Gjykata Kushtetuese fiton një rëndësi jetike për demokracinë në Shqipëri. Ndaj përpjekjet e presidentit për të mbrojtur Gjykatën Kushtetutese janë jetike.

Faktikisht këtë gjë e di shumë mirë dhe kryeministri Rama i cili po përpiqet ta marrë. Ligji që kaluan para pak ditësh tregon se duan ta anashkalojnë me çdo mjet presidentin dhe ta pushtojnë Gjykatën Kushtetuese”, deklaroi Mustafaj.

Por, a ka të drejtë presidenti i Republikës t’i drejtohet popullit në një situatë të tillë?

Asnjë nen i kushtetutës nuk ia ndalon presidentit t’i drejtohet popullit. Problemi nuk shtrohet a është e ligjshme kjo sjellje e presidentit, a është e zakonshme? Jo. Kjo ndodh shumë rrallë, kur demokracia është e rrezikuar apo e përmbysur.

Nuk dihet se si do të ketë vazhdim një përpjekje e tillë e presidentit por e ligjshme është. Opozita do jetë në shesh, mendoj se socialistët duhet të jenë në shesh, edhe ne të tre.

Mua më shqetëson fakti që në disa dalje që kanë qartazi konotacione politike presidenti është para opozitës.

Në kuptimin që opozita duhet të ishte në avangardë si institucion i destinuar të bëjë politikë”, deklaroi Mustafaj.

Lexo edhe :  Berisha duhej të jepte dorëheqjen! Nëse s’ka reflektim, PD do kthehet në parti familjare!

Sipas tij, ‘alarmi që ngre presidenti është i përligjur’. “A ka zgjedh formën efikase për të arritur qëllimin e tij, kjo ha diskutim.

Nuk e rrezikon klimën politike të vendit se në fund të fundit është paqësore ai nuk po bën thirrje për revolucion.

Në qoftë se presidenti i bën thirrje popullit dhe vihet në krye të një lëvizje popullore dashje pa dashje nuk është në rolin e tij kushtetues”, u shpreh Mustafaj për News 24.

Të fundit

Cilat janë dy shtetet që po na sjellin më shumë vizitorë në Shqipëri

Shqipëria ka pritur më shumë vizitorë në marsin e këtij viti me një rritje prej 21.9% krahasuar me të...

Microsoft bllokon emailet që përmbajnë fjalët “Palestinë” ose “Gaza”

Microsoft ka zbatuar në heshtje një politikë që bllokon emailet e punonjësve që përmbajnë fjalët “Palestinë”, “Gaza” ose “gjenocid” në serverët e saj të...

Operacion kundër terrorizmit në Fushë Kosovë dhe Malishevë, në pranga dy persona

Dy persona të dyshuar për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit, dhe për shpërndarje të ideologjisë për organizata terroriste përmes rrjeteve sociale, janë arrestuar të...

Të shtëna me armë pranë selisë së CIA-s

Një incident u regjistrua këtë të enjte jashtë selisë qendrore të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës në Langley, ku rojet e sigurisë hapën zjarr, duke...

Shakira rrëzohet në skenë (Video)

Superylli kolumbian Shakira vijon me turneun e saj të shumëpritur botëror Las Mujeres Ya No Lloran, i cili filloi në shkurt të këtij viti....

Lajme të tjera

Web TV