Mbetjet kancerogjene në traget, Prokuroria: S`ka elementë radioaktive!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Del raporti i mbetjeve që u bllokuan në tragetin e ardhur nga Italia dhe mësohet se aparatura e doganierëve të Vlorës nuk ka nxjerrë asnjë element radioaktive në to. Sjellim të plotë raportin paraprak të bërë publik nga vetë prokuroria e Vlorës në të cilin tregohet gjithë procedura që kanë ndjekur grupi i punës në mjetin e bllokuar bashkë me mbetjet e rrezikshme që alarmuan vendin dhe gjithë shoqërinë.  Prokuroria e Vlorës bën me dije se Dogana e Vlorës ka një pajisje që mund të zbulojë të vërtetën dhe sipas tyre kjo e vërtet është se mbetjet nuk janë të rrezikshme.

Procesverbali !

“Ne, Alket Sulejmani, Ogert Thoma, Enkled Greku, oficerë të policisë gjyqësore në prokurorinë e Vlorës për nevojat e hetimeve paraprake për veprën penale të Kontrabandës më Mallra të Ndaluara, të parashikuara nga neni 171 i Kodit Penal, duke u bazuar në nenet 191 të Kodit të Procedurës Penale mbajmë këtë procesverbal për këqyrjen e provës materiale pasi ato kanë rëndësi për hetimet paraprake që zhvillohen në kuadër të hetimeve.

Gjatë veprimit procedural të këqyrjes marrin pjesë Ardian Shehu, laborant i Policisë Shkencore, Armand Çarçani përfaqësues i tragetit ‘ST Damian’ me detyrë komisar, doganierët e doganës së Vlorës Renato Bega dhe Aurel Nebiu i cili përdor pajisjen specifike që përdoret nga autoritete doganore të Vlorës. Kjo pajisje është në gjendje teknike të rregullt dhe bashkë me të është edhe katalogu i manualit të përdorimit të saj.

Nga grupi i punës së bashku me përfaqësuesit e tragetit shkohet në ambientet e brendshme të tragetit i cili është i ankoruar në një prej kalatave të port, konkretisht në pjesën e bashit të tragetit ku ndodhet depoja e bashit ku janë të depozituara dhe provat materiale të sekuestrua me në procesverbalin e sekuestrimit të datës 20.02.2020.

Lexo edhe :  Aksident në Qafë Thanë, plagosen 3 persona

Sqarojmë se pajisja për matjen e radioaktivitetit të emërtuar MINI RAD-D disponon 9 nivele për matjen të vlerave të rrezikshme të lëndëve radioaktive ku sa më i lartë është niveli radioaktiv aq më i lartë është numri i nivelit që shfaqet në ekranin e pajisjes e cila shoqërohet me efektet zanore dhe dridhje.

Pasi është shkuar brenda vendit ku ndodhej prova materiale, nga ana e punonjësit të doganës, është ndezur pajisja dhe është matur me të në të gjithë territorin ku ndodheshin mbetjet- provë materiale por nga testimi me pajisje nuk rezultoi të shfaqeshin në ekranin e pajisjes sinjalistika si numra të nibblit, efekte zanore apo dridhje që të na paralajmëronte dhe të na provonte se në këto mbetje do të kishte elementë radioaktive që maste kjo aparaturë”.  n.k/Fjala.al/

Të fundit

Milani e nis me fitore sezonin e ri dhe mposht Barin në fazën 1/32 të Kupës së Italisë

Milani ka mposhtur Barin në sfidën e vlefshme për fazën e 1/32 të Kupës së Italisë. Sfida u fitua 2 me...

Paralajmërimi i fuqishëm që Princesha Diana kishte bërë për William dhe Harryn

Harry dhe William kanë përjetuar humbjen më të madhe në gusht të vitit 1997, me vdekjen e nënës së tyre, Princeshës Diana. Edhe pse me...

Zbulohet se kur mund të martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez?

Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo janë bashkë prej nëntë vitesh, që nga viti 2016. Influencuesja dhe futbollisti portugez kanë formuar një familje shumë të madhe,...

Zhvillohet metoda revolucionare për trajtimin e pacientëve pas atakut kardiak

Nga Enver Robelli Një grup shkencëtarësh në Zvicër nën drejtimin e profesorëve Omer Xhemali dhe Robert Katzschmann kanë krijuar një arnim kardiak të ndërtuar nga indi...

Zjarret/ 87 vatra zjarri të regjistruara në Kosovë, 8 prej tyre ende aktive

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave në Kosovë bën të ditur se në gjithë vendin janë regjistruar gjithsej 87 vatra zjarri. Prej tyre, 79 janë...

Lajme të tjera

Web TV