Italia në rrezik/Izolohen 10 fshatra, rritet frikshëm numri i të prekurve nga koronavirusi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koronavirusi po rrezikon seriozisht fqinjin tonë, Italinë. Pas humbjes së dy jetëve ditën e sotme, dhe rritjes së numrit të të prekurve nga koronavirusi, Italia ka izoluar edhe 10 fshatra.

Numri i të prekurve ka arritur në 55, ku 39 raste të konfirmuara janë në rajonin verior të Lombardisë dhe 12 në rajonin Veneto.Shifrat i bëri të ditura kreu i departamentit të shëndetit të Lombardisë, Giulio Gallera, në një konferëncë për shtyp ditën e sotme.

Ndërkaq, një paciente 77-vjeçare me koronavirus u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Lombardi. Sipas Galleras, ajo është viktima e dytë e koronavirusit në Itali.Italia ka pezulluar të gjitha aktivitetet publike dhe ka izoluar 10 fshatra në jug të Milanos.

Sipas faqes së internetit të rajonit të Lombardisë, stacionet e trenave në tre vende të prekura nga koronavirusi, si Codogno, Maleo dhe Casalpusterlengo, janë mbyllur që nga pasditja e sotme.

Të fundit

Putin gati të takohet me Trump, Zelensky lihet jashtë

Pas më shumë se tre vitesh nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, duket se po afrohet mundësia për...

Emiliano Zapata, figura emblematike e revolucionit meksikan

8 gusht 1879 Emiliano Zapata Salazar lindi më 8 gusht 1879 në fshatin Anenecuilco të shtetit Morelos në Meksikën qendrore. Ai u rrit në një...

Horoskopi ditor, 8 Gusht 2025

Dashi Jeta juaj ne çift pritet te ketë furtuna te mëdha gjate kësaj dite. Nuk do kuptoheni shume mire me partnerin dhe kjo mund te...

8 gusht 1963: Kur 15 veta grabitën 2.6 milionë paund nga një tren postar në Angli

Më 8 gusht 1963, në orët e para të mëngjesit, një grup prej 15 vjedhësish profesionistë, të armatosur dhe jashtëzakonisht të organizuar, sulmuan një...

Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, zbardhen detajet

Kryetari i bashkisë së qytetit francez Villeneuve-de-Marc, u shtrua në spital mbrëmë në gjendje të rëndë pasi u sulmua në rrugë nga një banor....

Lajme të tjera

Web TV