VIDEO-Mbetjet toksike nga Italia/Studentët në protestë: Megaskandal, të hetohet lidhja me qeverinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një grup studentësh kanë protestuar në qytetin e Vlorës pas kapjes së lëndëve të rrezikshme, si amianti kancerogjen, në dhjetëra fuçi në bordin e një trageti të linjës Brindizi-Vlorë.

Ata mbanin në duar pankarta me mbishkrimin “mos na helmoni”. Studentët e kanë cilësuar këtë rast si një megaskandal dhe sipas tyre duhet parë lidhja që ka ky skandal me vetë qeverinë.

Çdo lajm tjetër, si çdo skandal tjetër i Rilindjes, duhet parë lidhja me qeverinë që ka ky megaskandal, ky veprim antishqiptar dhe anti njerëzor. Ju lutem të jemi të përgjegjshëm, mos të kalojë kjo gjë. Nëse shqiptarët do ta dinin se çfarë po ndodh, do të dilnin të gjithë. Ne jemi këtu sot për të sensibilizuar, thirrje të gjithë qytetarëve që të protestojnë”, thotë një studente.

Për rastin në fjalë, policia ka arrestuar deri më tani 6 persona,  ndër të cilët Zamir Kormuzi, pronari i firmës së grumbullimit të mbetjeve, Elisabeta Çuni administratore e firmës së mbetjeve, Arbër Çuni, shofer i furgonit, Kujtim Xhafellari, zëvendëskapiten i tragetit, Festim Tafa, kapiten i tragetit dhe 48-vjeçari me iniciale A.G.

LEXO EDHE: Si u fut në lojë mafia italiane/Kanë sjellë në Shqipëri edhe 15 herë të tjera lëndë të rrezikshme

Shqipëria duket se është shndërruar në një kosh të mbetjeve të rrezikshme për shëndetin e njerëzve.

Pas arrestimit nga policia të 6 personave në qytetin e Vlorës, të cilët po sillnin në Shqipëri 40 metër kub lëndë të rrezikshme përmes tragetit, të tjera detaje kanë dalë në dritë.

Policia gjeti në bordin e tragetit lëndë tejet të rrezikshme të cilat përmbajnë sasi të mëdha asbesti që janë tmerrësisht të dëmshme për shëndetin e njerëzve.

Por, kjo nuk është hera e parë që ka ndodhur me sjelljen e lëndëve të tilla në Shqipëri. Sipas mediave italiane, të paktën 15 herë janë transportuar drejt brigjeve shqiptare mbetje toksike të rrezikshme.

Shqipëria është shndërruar që pas viteve ’90 në një kosh mbeturinash të shumë vendeve të huaja, ndërsa kjo praktikë vijoi të bëhet e dukshme në vitin 2003, kur edhe vendi ynë ndaloi importimin e çfarëdolloj mbeturine.Në vitin 2012 policia shqiptare zbuloi disa tonë mbetje toksike, të cilat ishin importuar në mënyrë të paligjshme nga Italia drejt Shqipërisë.

Lexo edhe :  Rama në SchwarzGroup: Interes për të investuar në Shqipëri

Shumë prej mbetjeve në fjalë ishin bateri plumbi dhe ilaçe të skaduara. Një hetim i mëvonshëm zbuloi se disa sipërmarrës italianë kishin lidhje të ngushta me krimin e organizuar si dhe me persona të tjerë që ishin dënuar më parë për grumbullimin dhe groposjen e mbeturinave toksike.

Në territorin shqiptar, shumë ndërmarrje italiane kanë punuar për vite me radhë për grumbullimin dhe groposjen e mbeturinave.

Megjithatë, shumë ekspertë të industrisë së mjedisit kanë ngritur dyshimet se këto biznese përdoren shpesh si mburojë për biznesin e paligjshëm të importimit dhe groposjeve të mbetjeve toksike në Shqipëri.

Ish-senatori i Italisë, Lorenzo Diana dhe njëherësh ekspert i veprimtarisë mafioze shpjegoi vite më parë, se si mafia italiane hyri në lojën e eksportit të mbetjeve toksike në Shqipëri.

Sipas Dianës, kjo lëvizje e mafias italiane, erdhi për faktin se agjencitë e zbatimit të ligjit në Itali po goditnin në mënyrë të vazhdueshme aktivitetet e paligjshme të mafias italiane mbi tregtinë e mbetjeve toksike.

Në këtë mënyrë, mafia italiane gjeti një treg tjetër, siç ishte ai shqiptar, ku shteti ishte më i dobët dhe për pasojë veprimtaria e tyre do të lulëzonte.

Kjo u dëshmua edhe dje kur në qytetin e Vlorës, u arrestuan gjashtë persona me akuzën e transportit të mbetjeve toksike nga Italia.

Drejtuesi i tragetit përfundoi në pranga së bashku me drejtorët e dy ndërmarrjeve shqiptare, të quajtura “Delfini 1” dhe “Komuzi”.

Mediat italiane bëjnë me dije se këto dy kompani kanë kryer më parë të paktën 15 importe nga Italia drejt territorit shqiptar.

Sipas mediave italiane, materiali po transportohej sikur ishin lëndë për pastrim kimik të porositur nga kompania shqiptare “Delfini 1”.

Çështja tashmë i ka kaluar Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK), e cila do të hetojë rastin për të nxjerrë në dritë të gjitha fijet që lidhin të arrestuarit me mafian italiane dhe biznesin e paligjshëm të mbetjeve toksike që rrezikojnë jetën e shqiptarëve./Fjala.al/

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV