Coronavirusi, Ambasada shqiptare në Itali:  Respektoni masat mbrojtëse  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasada e Shqipërisë në Romë ka reagur lidhur me situatën e krijuar pas përhapjes së coronavirusit në Itali. Ambasada njofton se deri tani nuk ka informacion për asnjë shqiptar të prekur. “Milano dhe në Bari po ndjekin me vëmendje situatën e emergjencës së krijuar nga përhapja e koronavirusit Covid19 në disa rajone të Italisë. Deri tani nuk kemi informacion për qytetarë shqiptarë të prekur. Informacioni mbi identitetin e të prekurve mbetet i rezervuar në bazë të normativës europiane për mbrojtjen e të dhënave personale”, thuhet në njoftim,

Ambasada sqaron se autoritetet shqiptare janë në kontakt të vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë italiane dhe Departamentin e Mbrojtjes Civile të Këshillit të Ministrave për masat e përbashkëta për parandalimin e përhapjes së virusit në territorin shqiptar.

“U bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë në Itali dhe atyre që udhëtojnë për dhe nëpër Itali të respektojnë masat e urdhëruara nga autoritetet italiane në situatën e emergjencës. Ambasada në Romë dhe Konsullatat e Përgjithshme në Milano dhe Bari vazhdojnë normalisht punën në shërbim të qytetarëve. Informime të mëtejshme do të vijojnë në vartësi të zhvillimit të situatës” njofton ambasada shqiptare në Romë

 

 

Të fundit

ZYRTARE/ Manaj befason me zgjedhjen e klubit të ri

Rey Manaj është zyrtarisht lojtar i Sharjah FC. Manaj ka firmosur për dy vite me ekipin e Emirateve të Bashkuara...

KQZ ia dha mandatin kushërirës së tij, KAS shqyrton sot ankimin e Lapajt

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve merr në duar fatin e mandatit të vetëm të fituar nga Nisma Shqipëria Bëhet që futi në sherr drejtuesit...

Pse turbulencat në aeroplan po bëhen më të shpeshta dhe më të rënda

Andrew Davies, menaxher projekti për ekspozitën e “Doctor Who”, po udhëton drejt Zelandës së Re kur shohin diçka që do të kujtojë jetën. Fluturimi i...

Tërmeti i fuqishëm në Oqeanin Paqësor, Japonia evakuon 1.9 mln banorë

Një tërmet me magnitudë 8.8, një ndër më të fuqishmit ndonjëherë, goditi gadishullin Kamçatka në lindjen e largët të Rusisë. Disa shtete, përfshirë SHBA-në dhe...

Valët e cunamit godasin brigjet e SHBA-së, ja kur pritet të shfaqen në pjesë të tjera

Valët e cunamit kanë filluar të godasin brigjet e SHBA-së, me valët e para që kanë arritur në brigjet e Hawaiit, sipas të dhënave...

Lajme të tjera

Web TV